1 maj 2015 – Një incident ndodhi pak minuta më parë gjatë aktivitetit elektoral të kandidates demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma. Sipas të dhënave nga zyra e shtypit të kandidates, dy automjete me flamuj të PS-së e kanë penguar Dumën në takimet që kishte me banorët e zonës, në lagjen 14 në Shkozet.

Drejtuesit e makinave kanë provokuar duke u rënë borive pa pushim dhe duke xhiruar gomat. Ata janë konfrontuar fizikisht me mbështetësit e kandidates, derisa ka ndërhyrë policia.

Vetë kandidatja Grida Duma e ka cilësuar incidentin një provokim të rëndë elektoral.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”