Shën Valentini, sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat me lule. Nga furnizohet Shqipëria

14/02/2020 - 07:35

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë. Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013.

Të dhënat nga Dogana treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.

Tregu i pushtuar nga lulet holandeze

Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.

Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT, nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve. Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.

Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine

Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh. Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, bizneset vendase kanë filluar të ndiejnë pasojat e virusit që ka s

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit.

Muaji janar ka shënuar një rritje si të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, ashtu dhe të daljeve të shqiptarëve jashtë.

Është miratuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi “Për  procedurat  për  lëshimin  e  autorizimit,  për  subjektet  e  rindërtimit dhe  për  pë

Rreth 4 vjet më parë, kur flukset e parave, që vinin nga kultivimi dhe trafiku i paligjshëm i narkotikëve, po bëheshin të dukshme, një de

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.

*Zbardhen ndryshimet ligjore dhe udhëzimet që do i vijnë në ndihmë bizneseve që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një letër që Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj.

2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekësh, ose 3.7 miliardë eurosh.

Teksa zbatimi i procesit të fiskalizimit po aftohet, tatimet kanë dhënë informacion lidhur me dokumentimin e transaksioneve të kryera.