Çimentoja "mbyt" portin e Durrësit

Postuar: 14/04/2017 - 19:45

  • Përpunohen mbi 75.5 mijë ton çimento për eksport, 15 herë më shumë se vitin e kaluar

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit ka patur një rritje prej 48 përqind në përpunimin e mallrave për eksport. Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave, rritja e këtyre volumeve i detyrohet përpunimit në rritje të çimentos për eksport.

Në Terminalin lindor gjatë këtre tre muajve, anijet kanë ngarkuar mbi 75,5 mijë ton çimento për eksport, duke shënuar një rritje prej thuajse 15 herë më shumë se sa në 3-mujorin e parë të vitit 2016, kur u përpunuan për eksport vetëm 5.347 ton çimento. Çimento “Made in Albania” e prodhuar në fabrikat pranë Fushë Krujës i drejtohet porteve të Afrikës Veriore. Ndërkohë eksporti i koncentratit të kromit dhe skrapit ka mbetur thuajse në të njejtat shifra.

Gjatë këtij 3-mujori janë përpunuar 125 anije dhe 223 tragete me mallra gjithsej, duke shënuar një rritje të eksport/importeve prej 11 përqind krahasuar me periudhën janar-mars të vitit 2016. Mallrat e eksportit në portin e Durrësit kanë patur një rritje prej 48 përqind gjatë periudhës 3-mujore, me një shifër prej 298 mijë ton mallra për eksport. Ndërkohë importet me 490 mijë ton mallra kanë shënuar një rënie prej 3 përqind, krahasuar me periudhën 3-mujore 2016.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tashmë në shërbim të turistëve është vendosur linja direkte me kryeqytetin çek, Pragën, por biletat nuk janë edhe aq ekonomike dhe mund t

Çimento, kromi dhe zinku rinfuzo janë tre mallrat kryesore të eksportuara nga porti i Durrësit drejt porteve të tjera në periudhën janar-

Familjet shqiptare e kanë të lartë ndjesinë e pronësisë mbi banesën.

Shtrëngimi i rregullave nga Italia për bizneset e call center jashtë BE-së ka nisur të vërë në vështirësi disa prej tyre në vendin tonë.

Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti anijet e specializuara tregtare kanë transportuar nga porti i Durrësit 812 kontejnerë TEU më shum

Në periudhën janar-maj të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 1,493,384 ton mallra të ndryshme, ose 118 mijë ton më shumë se s

Euro po zhvlerësohet me shpejtësi në tregun vendas duke shënuar një tjetër rekord të ri të ulët.

Në zbatim të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedurës së heqjes nga qarkullimi të

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, njëherësh kandidate për deputetet në qarkun Durrës, Milva

Investimet e huaja arritën në 168 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2017, duke u rritur me 8% në krahasim me të njëjtë