Gjatë vitit 2017 në anijet dhe tragetet që shfrytëzojnë portin e Durrësit janë përpunuar afro 3.7 milion ton mallra të ndryshme, ose 220 mijë ton më shumë se sa në vitin paraardhës.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet se shifrat e vitit 2017 janë 6 përqind më të larta se sa një vit më parë. 

Nga të njejtat burime mësohet se eksportet kanë shënuar një rritje prej 13 përqind, duke regjistruar një volum të përgjithshëm prej 1 milion e 351 mijë ton mallra të transportuara me anije dhe tragete. 

Edhe importet kanë patur një rritje prej 3 përqind, duke arritur shifrën e përgjithshme prej 2 milion e 332 mijë ton mallra të ndryshme me anije dhe tragete drejt vendit tonë.

Sektori i Statistikave bën me dije se anijet tregtare kanë transportuar nga/drejt Durrësit 2 milion e 858 mijë ton mallra, ose afro 165 mijë ton më shumë se sa u transportuan në vitin 2016. Ndërkohë, tragetet kanë transportuar 825.5 mijë ton, ose 55 mijë ton mallra më shumë se sa në vitin paraardhës.