Porti i Durrësit në fundjavë: 7 anije me mallra në përpunim, priten edhe 5 të tjera

09/03/2019 - 12:39

Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se sapo ka përfunduar përpunimin anija “Lily Auerbach” që shkarkoi 7 mijë ton qymyr.

Ndërkohë në kalata vazhdon shkarkimi i disa anijeve me superfosfat, grurë dhe hekur e llamarinë. Një anije tjetër po shkarkon 397 kontejnerë.

Nga i njejti burim mësohet se anija e specializuar  “Eemslift Ellen” vijon të ngarkojë mbi 1100 ton pajisje dhe makineri të projektit për gazsjellësin TAP.

Qendra e Informacionit në APD bën me dije se brenda fundjavës priten edhe pesë anije të tjera tregtare me afro 13 mijë ton mallra të ndryshme si çimento, grurë, xhama dhe ure’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të pade

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri.

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në

Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj.

Së shpejti, një paketë cigare nuk do të mund ta blesh dot në çdo dyqan lagje, apo supermarket, apo lokal.