Çertifikata e vdekjes e dollarit letër: ç'do të ndodhë më pas?

20/01/2012 - 00:00

 

Banka e Anglisë pranon se standarti i monedhës prej letre i miratuar më 15 gusht 1971 është, nëse i vlerësuar empirikisht, shumë më poshtë sesa standarti i arit i vendosur në Bretton Woods. Karta e Stabilitetit Financiar e Bankës së Anglisë Nr. 13, e titulluar “Reforma e Sistemit Monetar dhe Financiar Ndërkombëtar”, është konsideruar nga shumë analistë botërorë të politikës monetare si çertifikata e vdekjes e standartit botëror të dollarit.

Sistemi botëror i dollarit ka qenë deklaruar, tani në mënyrë praktikisht zyrtare, si një falimentim. Surpriza më e madhe është se ky dënim ka ardhur kaq vonë. Apeli i Steve Forbes për një diskutim mbi mënyrën për t'u rikthyer në standartin e arit, ashtu si veprat e analistëve monetarë si Lehrman dhe Shelton, janë shumë të përshtatshme për këtë moment historik-ekonomik dhe janë shumë të nevojshme.

Po pastaj? Me vizion, që nga 5-6 tetori 2011, gjatë “Heritage Foundation Conference on a Stable Dollar: Why We Need It and How to Achieve It” (“Konferenca e think-tank konservator amerikan 'Heritage Foundation' për një dollar stabël: pse kemi nevojë për të dhe si do ta arrijmë atë”), drejtori i revistës “Forbes”, Steve Forbes, ka bërë thirrje për të kapërcyer nga diskutimi për “nëse” duhet të rikthehemi në standartin e arit në “si” duhet vënë në jetë ky projekt.

Në gjysmën e dytë të vitit 2011, studiuesit e politikave monetare, analistët, financierët dhe aktivistët kanë botuar vepra dhe monografi të rëndësishme mbi këtë temë të paraqitur nga Forbes. Këto iniciativa, bashkë me përpjekjet e pandaluara të “The Lehrman Institute” dhe të partnerit të tij strategjik, “The American Principles Project”, kanë hedhur bazat e një tjetër etape kryesore: vendosja e reformës monetare në qendër të agjendës së lëvizjes konservative. Grupi më i madh dhe më influent i galaksisë së lëvizjeve konservatore amerikane është “Conservative Action Project”. Në dhjetor 2011 ky grup ka mbledhur në një samit 100 figura të njohura të konservatorizmit amerikan. Samiti u drejtua nga këshilltari i ish presidentit Ronald Reagan dhe prokurori i përgjithshëm i 75-të i SHBA, Edwin Meese III, dhe “Conservative Action Project” ka propozuar iniciativën “A Conservative Consensus for 2012”. Kjo, që mund të konsiderohet si një platformë e konsensusit të konservatorëve, ka si program për Amerikën e së ardhmes këto pika: rritjen, familjen, forcën dhe besueshmërinë. Pika e parë e agjendës (“rritja”) përmban një thirrje për “inkurajimin e një politike monetare konkrete, duke ndihmuar rritjen ekonomike dhe krijimin e më shumë vendeve të punës”. Shumë konservatorë i kuptojnë këto fjalë si rikthim në standartin e arit. Por si?

Vjeshtën e shkuar, Lewis E. Lehrman publikoi rezultatin e 40 viteve studim dhe kërkim – studim që filloi me frymëzimin nga teoritë e ekonomistit francez Jacques Rueff (1896-1978) – me titull “The True Gold Standard - A Monetary Reform Plan Without Official Reserve Currencies” (“Standarti i vërtetë i arit - Një plan për reformë monetare pa rezerva monetare zyrtare”). Gazetari i “New York Sun”, Seth Lipsky, përmbledh thelbin e veprës:

“... Një tranzicion në të cilin, ditën që Kongresi amerikan do të miratojë rifutjen e konvertimit total midis dollarit dhe arit, titujt e Federal Reserve Bank dhe llogaritë bankare në dollarë amerikanë mund të jenë të kthyeshme në ar mbi bazën e barazisë në ar e vendosur nga ligji”... Prerje, nga ana e Thesarit dhe nga ana e privatëve të autorizuara, të asaj që Lehrman e quan “monedhë ari për qarkullim ligjor pa asnjë lloj takse”, ... Një konferencë monetare ndërkombëtare “për të miratuar vendosjen e fundit të sistemit të rezervave monetare zyrtare bazuar mbi dollarin dhe konsolidimin e rimbursimin e rezervave ndërkombëtare në dollarë”, ... Vendosja e arit, nga ana e konferencës, si “mjeti i vetëm nëpërmjet të cilit vendet do të rregullojnë mbetjet e defiçitit të pagesave”, ... dhe çon në “mbajtjen e kurseve të këmbimit stabël dhe tregut të lirë dhe të ndershëm – bazuar në konvertimin e monedhave kryesore në ar”.             

Për më tepër, libri “Currency Wars: The Making of the Next Global Crisis” (“Luftëra për monedhën: krijimi i krizës globale të ardhshme”) i analistit financiar James Rickards dhe studimi “Fixing the Dollar Now: Why US Money Lost Its Integrity and How We Can Restore It” (“Rregullimi i dollarit tani: Pse monedha e SHBA humbi integritetin e saj dhe si mund ta rifitojmë atë”) i Dr. Judy Shelton kanë tërhequr shumë vëmendjen popullore dhe kanë arritur statusin e bestseller. Dr. Shelton është një nga editorialistet e “The Wall Street Journal” dhe ka marrë pjesë qoftë në konferencën e Heritage Foundation qoftë në atë të organizuar nga “The Cato Institute”, bashkë me Forbes dhe Lehrman. Sipas Judy Shelton:

“Çfarë do të shërbente për të vendosur një standart ari të vërtetë me një mekanizëm efikas për të konvertuar në ar dollarët amerikanë? Hapi i parë do të ishte kundërshtimi ndajligjeve federale aktuale për mjetet e pagesave (si monedha letre)...Hapi i tjetër kryesor drejt arritjes së konvertimit në ar do të ishte përcaktimi i dollarit amerikan si një peshë fikse ari. Një ndryshim kaq i thellë në krahasim me praktikën e sotme paraqet sfida të vështira në menaxhimin e tranzicionit... Megjithatë, avantazhet e saldimit të një lidhje të paprishme ndërmjet vlerës së dollarit amerikan dhe arit, nëpërmjet kursit të këmbimit fiks, ia vlen për të përballuar vështirësitë... Konvertueshmëria e dollarit në ar do të rikonfirmojë parimet e vjetra të përfshira qoftë në Kushtetutë dhe në “Coinage Act” (“Akti për prerjen e monedhës”) në lidhje me krijimin e një njësie paraje e përcaktuar si një peshë preçize e arit apo argjendit... Thirrja e një konference monetare ndërkombëtare do të garantonte partnerët tregtarë të SHBA që kooperimi i tyre është i mirëpritur, madje i nxitur. Në të njëjtën kohë, për shkak të rolit kryesor të dollarit në tregjet financiare globale, konferenca do të konsiderohej si një hap i rëndesishëm drejt reformës monetare ndërkombëtare radikale”.

Sistemi botëror i dollarit ka qenë deklaruar, tani në mënyrë praktikisht zyrtare, si një falimentim. Surpriza më e madhe është se ky dënim ka ardhur kaq vonë. Apeli i Steve Forbes për një diskutim mbi mënyrën për t'u rikthyer në standartin e arit, ashtu si veprat e analistëve monetarë si Lehrman dhe Shelton, janë shumë të përshtatshme për këtë moment historik-ekonomik dhe janë shumë të nevojshme. Sondazhet tregojnë se populariteti i standartit të arit është i habitshëm midis votuesve amerikanë. Reforma monetare është thelbi i konsensusit të konservatorëve. Kandidatët për presidentë në 2012 po marrin shënim këtë fakt. Të ecet përpara me legjislacionin. Drejt arit dhe prosperitetit!        

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit

Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor