“HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, qeveria ok ofertës së “Kurum International”

09/01/2013 - 17:20

 

“Kurum International”, sh.a., do të jetë shoqëria që do të bëjë të vetën aksionet shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe të kandidatit fitues për privatizimin e shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a, përkatësisht miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5 e 8, të ligjit nr.10430, datë 9.6.2011, “Për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a., “HEC, Tiranë, Lanabregas”, sh.a. dhe “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., dhe përcaktimin e formës e të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a., dhe “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a.”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për privatizimin e shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International”, sh.a..

4. Ngarkohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të bëjë identifikimin e vlerës së TVSH-së së rimbursueshme për shoqërinë “Kurum International”, sh.a., përpara firmosjes së kontratës.

5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me 21 dhjetor pati zhvilluar tenderin për privatizimin e shoqërive HEC Bistrica 1, Bistrica 2 sh.a dhe shoqërinë Ulëz Shkopet sh.a. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në praninë e mediave hapi zarfat me dokumentat teknike dhe financiare për shitjen e katër hidrocentraleve.

Ofertat për tenderin për shoqërinë HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a janë si më poshtë:

1- Georgian American Alloys, Inc 30.355.000 euro
2- Energolinija LLC 44.847.496 euro
3- Consortium:- TRE SPA- Italy Novapower- Camuna Idroelecttricha 27.500.000 euro
4- Çalik Enerji 19.300.000 euro
5- Kurum International Sh.A 52.000.000 euro
6- ERPA Investment 35.100.000 euro
7- Agna Consortium 37.100.000 euro

Ofertat për tenderin për shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a janë si më poshtë:

1- Georgian American Alloys, Inc 26.500.000 euro
2- Energolinija LLC 31.888.084 euro
3- Çalik Enerji 15.800.000 euro
4- Kurum International sh.a 57.500.000 euro

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.

“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1-vjeçare”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk