"1 në 3 biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!" Isteri: Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë (VIDEO)

17/09/2020 - 17:05

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Deklarata bëhet nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Alban Isteri, i cili gjatë një interviste për DurrësLajm shprehet pesimist që sipërmarrjet private mund të realizojnë një rikuperim të shpejtë të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19.

Dy goditje të forta në harkun e pak muajve janë shumë për biznesin, në një kohë kur edhe sezoni turistik ishte larg pritshmërive të operatorëve turistikë, të cilët mbyllja e kufijve i penalizoi edhe më shumë.

“Hotelet kanë punuar me 30% të kapacitetit të tyre. Numri më i madh i pushuesve ka qenë në muajin gusht. Operatorët turistikë kanë pasur nevojë për ristrukturim, për të përballuar shpenzimet. Papunësia në këto muaj pandemie ka kapur shifrën rreth 20 mijë në të gjithë qarkun. Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të konsumit dhe kjo nuk e favorizon aspak biznesin”,- thotë Isteri.

Ndërsa pranon se zgjatja e krizës për shkak të pandemisë mund të krijojë situata të paparashikueshme, kreu i Dhomës së Tregtisë Durrës kërkon nga qeveria dhe pushteti vendor politika mbështetëse për biznesin dhe për rritjen e konsumit.

“Pikë së pari, kryesore është gjetja e mekanizmave për rritjen e konsumit; së dyti hapja e bizneseve të reja që nënkupton shtimin e numrit të të punësuarve dhe së treti nevojitet një paketë e re fiskale. Ne kemi kontaktuar edhe me pushtetin vendor, ku kemi kërkuar që paketa fiskale për vitin e ardhshëm të jetë në ndihmë të biznesit. Situata është mjaft e vështirë, për këtë arsye nevojiten vendimmarrje konkrete që mund të lehtësojnë sado pak biznesin nga efektet e kësaj pandemie që mund të vazhdojë gjatë”,- deklaroi Isteri.

Me sezonin turistik tashmë thuajse të mbyllur, pushuesit dhe emigratët janë kthyer në vendet e tyre të punës. Kjo mund të shoqërohet me një rënie tjetër të konsumit, gjë që mund të çojë drejt falimentimit biznese të tjera, që kanë siguruar deri më tani me vështirësi mbijetesën në treg.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është kon

Kompanisë Italiane INC S.P.A iu akordua dje nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe S

Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i takon situatës së COVID-19 por edhe ai që mund të rimëkëmbet më shpejt.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milio

Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së COVID –19 përballi bashkitë me një situatë dhe vështirësi të paprecedentë, k

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore s

Pёrsa i pёrket korrigjimeve tё llogarieve bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave tё miratuara nga Qeveri

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik Privat me një vlerë 217,5 m