19 % e familjeve borxhlie ushqehen me lista, nuk paguajnë dot mallrat që blejnë

15/10/2019 - 07:43

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të ashtuquajturat lista në dyqane, ku familjet konsumojnë mallra pa mundur t’i paguajnë në kohë.

Një anketë e Bankës së Shqipërisë te 2010 familje të shtrira në të gjithë vendin ka evidentuar se 24 për qind e familjeve kanë një ose më shumë se hua për shlyer. Ndërsa 19 për qind e familjeve borxhlie kanë deklaruar se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës disponojnë fletoren e listës ku shënojnë familjet që marrin produkte kundrejt pagesave të mëvonshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në familjet huamarrëse, peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.
Në totalin e familjeve borxhlie në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 32% e rasteve janë në trajtë ‘kredie’ dhe 5% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’. Kjo peshë ka shënuar rritje me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit
Duke e analizuar tepricën e deklaruar sipas burimit, rezulton se rreth 70% e saj vjen nga burime formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe rreth 30% nga burime joformale ( si persona fizikë, hua në formë malli etj.)

Kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por në terma vjetorë është zhvendosur në favor të huasë joformale, duke reflektuar rënien e tepricës së huasë nga ‘bankat’ dhe ‘institucionet financiare jobankare’. Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit të saj rezulton se rreth 37% e saj është përdorur për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe 13% është përdorur me qëllim ‘konsumi’. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulë

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë, u

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt.

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit.

Shqipëria duket se po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e sipërmarrësve të huaj.

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse ë

Në Shqipëri politikat makro-ekonomike janë të gabuara, sistemi ekonomik nuk po funskisonon siç duhet për të nxitur shpirtin sipërmarrës d

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një

Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të k

Të gjithë ata që kanë në plan të blejnë një automjet gjatë vitit 2020, duhet ta dinë se nuk do të regjistrohet apo zhdoganohet nëse nuk p