30% më pak të ardhura në arkën e bashkisë

22/09/2012 - 00:00

 

Ndërsa drejtoria e Tatim Taksave në Durrës raporton një sezon mjaft të suksesshëm në drejtim të vjeljes së të ardhurave krejt ndryshe paraqiten statistikat në bashkinë e qytetit bregdetar. Sipas kryebashkiakut Vangjush Dako gjatë kësaj periudhe është konstatuar një rënie e nivelit të të ardhurave për biznesin e vogël, rënie e cila është reflektuar edhe në të ardhurat e bashkisë.

“Në përgjithësi gjatë këtij viti kemi një rënie mesatare të të ardhurave prej më shumë se 30% nga parashikimi i bërë në fillim të vitit, sepse të ardhurat kryesore përbëheshin nga të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë”,- thotë Dako. Ndërsa shifrat e arkëtimeve të bashkisë janë pesimiste Dako thotë se pozitiv për sezonin e ardhshëm do të jetë fakti i vënies në funksion të kolektorit të ujërave të zeza, që do të shmangë ndotjen në bregdet.

Z. Dako, si do ta vlerësonit sezonin turistik që sapo lamë pas?

Ky vit ka patur një numër të madh turistësh, sidomos gjatë muajit gusht, por nga të dhënat tona rezulton se pushuesit kanë preferuar shtëpitë me qira dhe jo hotelet. Kjo është pasqyruar edhe tek biznesi i vogël, i cili ka ngritur si shqetësim gjatë këtij sezoni veror rënien e nivelit të shitjeve në raport me vitet e shkuara. Kjo shihet si rënie nivelit të të ardhurave për biznesin e vogël, rënie e cila është reflektuar edhe në të ardhurat e bashkisë.

Operatorët turistikë në mbyllje të bilanceve të tyre kanë ngritur si shqetësime kryesore mungesën e infrastrukturës së domosdoshme turistike, që ka ndikuar në të ardhurat e tyre. Jeni njohur ju me këto shqetësime të vazhdueshme të turizmit?

Në fakt gjatë këtij sezoni kanë munguar banjot publike. Nga ana tjetër bashkia ka pritur që të përfundonte kolektori i ujërave të zeza dhe punimet e lëna përgjysëm kanë penguar në masë të madhe qarkullimin normal të mjeteve në rrugën e plazhit të Durrësit. Ne presim me padurim të përfundojë ky investim, që do t’i japë zgjidhje një problemi shumë të madh siç është ndotja mjedisore.

Si paraqiten të ardhurat nga turizmi. A mund të themi se janë të kënaqshme?

Ne kemi marrë pjesë në panaire të ndryshme për promovimin, kemi edhe spotin tonë publicitar, por mendoj që qeveria duhet të jetë agresive për të reklamuar turizmin në Shqipëri, ku pjesë e saj të jetë edhe Durrësi. Edhe ne kemi mundësi për të promovuar, por roli i qeverisë është thelbësor në promovimin e turizmit.

 

664 milion lekë janë arkëtuar gjatë 8 mujorit ndërkohë që plani vjetor i të ardhurave është 1.3 miliard lekë

75% e të ardhurave janë arkëtuar tashmë, ndërkohë që me një vit më parë realizimi është në masën 51%

 28% më pak të ardhura janë arkëtuar nga biznesi i vogël, ose e thënë në shifra 90 milion lekë më pak 

 

A do të parashikohen në buxhetin e vitit të ardhshëm në një zë të veçantë vendosja e banjove dhe dusheve publikë, kullave të vrojtimit, promovimi i turizmit etj?

Ne do të tentojmë, por kam frikë se edhe vitin tjetër kanë për të munguar, sepse nuk ka para. Të ardhurat nuk janë realizuar, ndërtime të reja nuk ka për të mbledhur taksa. Për vitin 2012 ishte parashikuar plani i të ardhurave në 1 miliard e 300 milionë lekë të reja. Si 8-mujor janë realizuar 663 milionë e 787 mijë lekë.

Plani është realizuar në masë 75.2%, ndërsa në raport me një vit më parë realizimi i planit është në masën 51%. Taksa e ndikimit në infrastrukturë, e planifikuar 464 milionë lekë, është realizuar në masën 100 milionë me një diferencë prej 200 milionë lekësh për këtë 8 mujor. Ndërkaq edhe mbledhja e taksës së biznesit të vogël nuk është realizuar.

Plani ka qënë për këtë vit 260 milionë lekë, por për 8 mujorin është realizuar në masën 170 milionë lekë me rënie në masën 28%. Këtu ka ndikuar kriza ekonomike, kryesisht në plazhin e Durrësit, ku bizneset kanë paraqitur bilance me humbje. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p