31 % e familjeve shqiptare nuk përmbushin nevojat bazë për ushqime e veshje, sa dyfishi i Ballkanit

08/07/2019 - 09:07

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”. ‘Poemës së Mjerimit’ të Migjenit, e shkruar në vitet ’30, duket se nuk i ikën asnjëherë aktualiteti. Gati një e treta e familjeve shqiptare janë gjetur në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë me ushqim dhe veshmbathje gjatë vitit 2018 sipas një anketë që zhvilloi Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk e sigurojnë dot jetesën bazë, gati sa dyfishi i Ballkanit.

Kampioni shqiptar i familjeve u pyet “A ka përballuar familja juaj ndonjë nga problemet e mëposhtme (të paktën një herë) gjatë 12 muajve të fundit: Nuk mund të përballonit ushqimin, veshmbathjen dhe furnizimet e tjera bazë?”. 31 % e familjeve janë përgjigjur se ishin përballur më këtë vështirësi. Kjo përqindje ishte gati sa dyfishi i Serbisë 17 % që renditet e dyta pas Shqipërisë për nivelin e lartë të familjeve që nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës.

Më tej kjo përqindje vjen e ulët në vendet e tjera të Rajonit. Në Kosovë dhe në Malin e Zi, 14 për qind e familjeve kanë pohuar se kishin vështirësi gjatë 12 muajve të fundit të përmbushnin nevojat bazë të jetesës.

Niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnjë ku vetëm 8 për qind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për furnizimit bazë dhe pas saj Maqedonia me 13 për qind të familjeve në vështirësi.

Përqindja e familjeve që nuk përballonte nevojat bazë u rrit më tej gjatë vitit 2018 në raport me vitin 2017 ku 25 % e familjeve kishin pohuar vështirësitë për artikujt bazë.

Edhe të dhëna të tjera për shpenzimet e konsumit tregojnë realitetin e trishtë, ku pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se të gjithë për ushqime, nj ëtregues i të ardhurave të ulëta në raport me fuqinë blerëse.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri me mbi 44%, të shpenzimeve mujore, sipas INSTAT. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%, sipas të dhënave të Eurostat.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%. Ndër vendet e rajonit, Serbia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit.
Mesatarja e shpenzimeve të bashkimit Europian për ushqime është rreth 12%.

/MONITOR

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që

Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018

Sot ka dalë në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 deri në 5000 lekë.

Ritmet e rritjes ekonomike janë ngadalësuar ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit, një tendencë e pritshme kjo, teksa vitin e kaluar gati g