494 subjekte turistike në “sitën” e Tatimeve, 225 kapen me shkelje

21/07/2018 - 21:16

   Strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë intensifikuar kontrollet në subjektet turistike që kryejnë aktivitet ekonomik në Vlorë, Radhimë, Orikum, Llogara, Drimadhes, Jalë dhe Palasë.

Nga kjo strukturë, nga data 22 qershor janë kryer në total 494 kontrolle, nga të cilat 225 kanë rezultuar shkelje tatimore me vlerë rreth 8.4 milionë lekë. Dhe më konkretisht:

– 15 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore me aktivitet hoteleri, bare-restorante etj. Nga këto janë riregjistruar pranë organeve tatimore 6 subjekte.

– 2 subjekte janë referuar për ndjekje penale pas prishjes së shenjave dalluese
– 15 subjekte rezultuan me mospajisje me kasë fiskale dhe 10 subjekte për mosmbajtje kase në gjendje pune.
– 79 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e parë)
– 6 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e dytë). Për këta tatimpagues u mor masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– 35 subjekte rezultuan me punonjës të padeklaruar
– 41 subjekte rezultuan me mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor ( fatura).
– 7 subjekte rezultuan me shitje pa faturë tatimore

Si rezultat i penaliteteve për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje xhiros me 42% dhe numri i kuponave me 47%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu për subjektet e kontrolluara nga strukturat e Zbatimit pranë DPT-së, rezulton se ka shtim të numrit të punonjësve me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Qëllimi kryesor i këtyre kontrolleve është edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, si dhe nxitja për të realizuar në kohë pagesat.

Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maturiteti i shumë tregjeve, shtimi i konkurrencës, rënia e konsumit për shkak të ngadalësimit të ekonomisë dhe rigjallërimit të emigraci

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.