Nga ndryshimet ligjore për sistemin e taksave vendore do të përfitojnë 53 mijë biznese të vogla të gjendura përballë vështirësive nga pandemia e koronavirusit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë prezantimit në seancën plenare të projektligjit “Për sistemin e taksave vendore” sqaroi se si nëpërmjet këtyre ndryshimeve do të lehtësohet biznesi.

Pas pasojave të shkaktuar nga pandemia, Ministrja e Financave Anila Denaj ka njoftuar se do të ndryshohet ligji i sistemit të taksave vendore nga e cila do të përfitojnë 53 mijë biznese të vogla. Ndryshimet sipas saj synojnë lehtësim e barrës fiskale të subjekteve.

Denaj ka prekur gjithashtu dhe çështjen e heqjes së akcizës nga e cila do të përfitojnë 85 mijë fermerë.

Në fokus të një situate të vështirë në të cilën ndodhen bizneset, ministrja ka kërkuar votimin e këtij ligji duke lënë jashtë politikën parazgjedhore.