8 mijë bizneseve u rishikohet me rritje kësti i tatim fitimit; Nëse nuk jep dy herë kupon do bllokohet aktiviteti

18/10/2019 - 15:00

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i korrikut.

Për periudhën nga 4 korriku janë realizuar 6206 kontrolle, tha ajo.

Është rishikuar këstit i tatimfitimjt për më shumë se 8 mijë biznese, që këtë vit kanë deklaruar më shumë fitime.

Drejtoresha e Tatimeve shtoi se të gjitha pompat e karburanteve tashmë funksionojnë me kasa automatike dhe jo manuale. Pas vizitave fiskale në karburante deklarimi është rritur me 5 për qind.

Tatimet u japin bizneseve 10 ditë kohë që të korrigjohen.

Ndërtimi ka qenë një tjetër sektor që është karakterizuar me risk të lartë për evazion. “Në ndërtim për 159 subjektet që janë konsideruar me risk, kemi kryer 114 vizita fiskale. Kompanitë kanë autokorrigjuar deklarimin e tyre”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha se po diskutohet që të forcohen masat shtrënguese për moslëshimin e kuponit tatimore. “Për kapje për mosdhënie kuponi për herë të dytë, propozimi është që biznesit t’i bllokohet aktiviteti deri në pagesën e penalitetit. Subjekti s’ka më nevojë të shkojë ne gjykate por mjaft të paguajë penalitetin”. Ajo paralajmëroi një përshkallëzim të penaliteteve.

Pas daljes së listës së Kontrollit të Lartë të Shtetit për subjektet që kanë më shumë borxhe ndaj tatimeve, Ibrahimi tha se për këto subjekte do të merren masa ndëshkuese.

Nga 892 tatimpagues debitorë, për 282 subjekte, që kanë xhiron më të lartë, sektori i administratës do të shkojë për konfisikimin e 50 për qind të xhiros. Janë 51 subjekte që kanë vlerë më të lartë detyrimi që nuk kanë paguar asnjëherë TVSH. Këtyre subjekte do t’u shkojë sektori i hetimit për të kryer verifikimet se pse kanë bërë deklarim dhe pse nuk kanë paguar dhe situata e tyre reale.

Janë 2419 tatimpagues të cilësuar me risk te larte dhe që do të kontrollohen, paralajmëroi Ibrahimaj.

Në fokus të aksionit janë dhe subjektet që kanë informalitet të punonjësve, ose deklarojnë paga më të ulëta se reale. “Janë 7209 subjekte që paguajnë paga nën mesataren”, tha Ibrahimaj. “Do dërgojmë letra ndaj këtyre punëdhënësve”.

Ndërkohë 13400 individë do marrin letra me qëllim përmbushjen e deklarimit te pagave dhe pagesës së kontributeve.

“Këto janë masat që do të ndërmerren deri në fund të vitit 2019”, tha Ibrahimaj në fund të konferencës për mediat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sigurimi i detyrueshëm i banesës do të bënte që barra që lanë pas tërmetet e muajve të fundit të mbahej nga kompanitë e sigurimit, kurse

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të jetë data 20 dhjetor.

Kuvendi rrëzoi propozimin e qeverisë për të nisur aplikimin e faturës elektronike më 1 Korrik të vitit të ardhshëm, duke e shtyrë procesi

Për një periudhë tre vjeçare qeveria të shpallë moratoriumin për pezullimin e detyrimeve tatimore për biznesin në Durrës, ashtu sikundër

Shqipëria ka një administratë të mirëpaguar sidomos në nivelet e larta ku pagat e majme qëndrojnë dukshëm më lart sesa mesatarja e pagës

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti.

Familjet shqiptare në faturën finale të dritave, 62 për qind e paguajnë për energjinë, çka tregon për një kosto të lartë prodhimi apo sig

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një

Të premten më 6 dhjetor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Dhomës, marrë shkas