ACR: Kemi paguar detyrimet ndaj shtetit, nuk do largohemi nga Shqipëria

07/02/2013 - 18:20

 

TIRANË- Kompania ACR nëpërmjet një reagimi për media thekson se gjithcka është deklaruar këto ditë nga disa media, për largim të kompanisë nga Shqipëria, e për rrjedhim mospagim të detyrimeve ndaj shtetit, është krejtësisht një keqinformin. 

“E vërteta është një dhe vetëm një, dhe këtë e themi për qytetarët; Kompania ACR që zotëron kontratën koncesionare nuk është larguar nga Shqipëria. Ajo ishte, është dhe do të jetë në Bulqizë, Klos, Burrel, Elbasan dhe në të gjitha vendndodhjet e miratuara si të tilla sipas kontratës koncesionare, deri në përfundim të afatit të kontratës. Në lidhje me ndryshimin e mbajtësit të aksioneve të shoqërisë ACR, pavarësisht se detajet e transaksionit janë tashmë publike, duam të sqarojmë se shitja dhe blerja e aksioneve të një shoqërie tregtare private nga një shoqëri apo individ privat, shqiptar apo i huaj është një e drejte e parashikuar nga ligji shqiptar. Saktësojmë se: Shoqëria Balfin, bleu kuotat në shoqërinë koncesionare ACR Holding srl në Itali, duke zëvendësuar investitorin DCM Decometal. Kjo strukturë, lejon vazhdimin e veprimtarisë së kompanisë Albanian Chrome, me të njejtat kushte si më parë, pra pa ju shmangur asnjë detyrimi, qoftë ky kontraktual, fiskal, rregullator apo i çfarëdolloj natyre ndaj çdo pale të tretë, përfshirë dhe shtetin. Nuk duam të leme pa përmendur detyrimet ndaj kontraktorëve vendas, që deri tani kanë shkaktuar vështirësi jo të pakta për qindra biznese, duke qenë se ato tejkalojnë shumën prej 10 milion eurosh”, thuhet në reagimin për media të ACR. 

Kompania ACR nënvizon se brenda një periudhe 30 ditore, do ti paraqesë Ministrisë së Ekonomisë, planin e ri të investimeve, i cili sipas saj i tejkalon ndjeshëm, kërkesat që parashikon marrëveshja e koncensionit. 

“Synojmë gjithashtu që brenda një periudhe 2-3 javore, të fillojmë përpjekjet për hapjen e traverbangut të Klosit (nismë kjo, që nuk është ndërmarrë prej mëse 20 vjetësh, dhe që do të ulë ndjeshëm, rrezikun e përmbytjeve, duke përmirësuar substancialisht sistemin e ajrimit. Planifikojmë të investojme dhjetëra milion euro për të mundësuar hapjen sa më të shpejtë të Pusit nr.9, si dhe vënien ne eficiencë të Qafë-Buallit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ACR. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin to

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.