Ahmetaj prezanton nismën e qeverisë: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

05/06/2020 - 14:29

Do të hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore deri 14 milionë lekë deri në vitin 2029. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat. Ai theksoi se bëhet fjalë jetësimin e një plani kombëtar 2030.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taksat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar”, tha Ahmetaj.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama pohoi se do të hiqej kjo masë lehtësimi për bizneset e vogla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm aplikimin e dy masave që ka prezantuar si pjesë të paketës së tretë për të lehtësuar b

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që për pagat e profesioneve të lira (juristë, dentistë, avokatë, auditues, e

Teksa lufta me pandeminë COVID-19 vijon, Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit

Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore.

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të i

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.