Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë sezoni më i mirë turistik në krahasim me vitet e kaluara dhe të ardhurat shkojnë në 2 miliardë euro.

Ministri u shpreh se rritja 6 mujore e turizmit është ndër më të lartat në 8 vitet e fundit dhe llogaritet në 4,4%. Ai tha se turizmi po rritet çdo vit me 1%.

Sivjet ka qenë sezoni më i mirë turistik në vite. Rritja 6 mujore me 4,4% është rritja më e lartë në 8 vitet e fundit. Turizmi gjatë 4 viteve të fundit ka rritur peshën e prodhimit bruto. Turizmi në vitin 2017 solli të ardhura 12% më shumë në krahasim më vitet e tjera. Sivjet presim 2 mld euro nga turizmi.

Turizmi po rritet çdo vit me 1%.  Rritjen më të madhe e ka Saranda, më pas Durrësi dhe Vlora. 34 mijë të punësuar më shumë në krahasim më vitin 2017. Interesi për struktura akomoduese është në rritje, ndërsa ka rritje të interesit për  arsimin profesional. Formalizimi i sektorit të turizmit mbetet sfidë. Mbi 9900 kontrolle, janë konstatuar mbi 3 mijë shkelje. Kam filluar negociatën me platformën dixhitale për të filluar për të marrë info zyrtare për të gjitha ato struktura që jepen me qira në Shqipëri.”- tha Ahmetaj.