Albpetrolit i afrohen kinezët e “Win Bussines”

06/02/2013 - 15:55

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka nisur tashmë negociatat me kinezët e “Ëin Business”, të renditur të dytët në tenderin e privatizimit, ndërsa me “Vetro”-n, e cila paraqiti ofertën e majme 850 milionë euro, nuk i mbetet veçse t’i kërkojë garancinë e ofertës, prej 10%, raporton revista ekonomike “Monitor”.

Në tri përgjigjet publike të kryeministrit rreth çështjes në fjalë, opinioni nuk mësoi më shumë se “palët po punojnë, procesi ishte transparent”. Kryeministri Berisha njihet për euforinë e tij, por në rastin e megaofertës prej 1 miliard dollarësh, vetëpërmbajtja rezultoi më pas e justifikueshme. Dilema: I zotëron në të vërtetë Rezart Taçi 850 milionë euro për të blerë 100 për qind aksionet e “Albpetrol”? Biznesmeni bën diplomatin. “Natyrisht, këto para nuk i kam në xhepa, por gjenden në banka”, vijon shkrimi i “Monitor”.

Më 3 dhjetor, qeveria shqiptare duhet të kishte lidhur marrëveshje me amerikanët e “Vetro”-s për privatizimin e kompanisë së naftës. Por palët duket se nuk kanë rënë dakord, pasi Vetro kërkonte më shumë garanci mbi pronën që po blinte, duke u nisur nga fakti se “Albpetrol” ishte i mbuluar me shumë problematika ligjore dhe financiare, kurse Ministria e Ekonomisë thotë se kompania ishte në dijeni të fakteve, para privatizimit dhe pranoi të hynte në garë duke firmosur kushtet. Për të marrë pjesë në garë, çdo kompani depozitoi pranë një banke të caktuar shumën ekuivalente me 10% të ofertës, si dëshmi e aftësisë paguese (madje edhe banka duhet të ishte mes 50 më të mirave në botë!).

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin to

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.