Amnisti për makinat, 31 dhjetori afati i fundit për të përfituar

Postuar: 04/12/2017 - 08:47

Data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit për të përfituar të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë detyrime të pashlyera.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, rikujton nëpërmjet një njoftimi se, “ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit, “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Brenda datës 31 dhjetor 2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve.

Sipas DPSHTRR-së, subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të ulët që ng

Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një material ku sqarohen të ardhurat personale që tatohen dhe ato që nuk tatohen.

Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend.

Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të shënuar edhe gjatë vitit të ka

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimi

   Bashkia e Durrësit e pranon që viti 2018 nuk ka hyrë aq i mbarë sa pritej, as për biznesin e as për konsumatorin.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot në një takim me mediat, strategjinë e Bankës së Shqipërisë për të ulur nive