Amnistia për makinat, DPSHTRR kujtesë qytetarëve: Kryeni procedurat para 31 dhjetorit

Postuar: 10/11/2017 - 09:31

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka rikujtuar edhe një herë qytetarët për të përfituar nga zbatimi i ligjit  “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”. Sipas kësaj drejtorie, tashmë zbatimi ka hyrë në një fazë të rëndësishme dhe të gjithë ata që duan të përfitojnë duhet të kenë parasysh se afati i fundit është 31 dhjetori 2017.

Kjo drejtori bën me dije se tashmë lista është azhornuar sërish duke përjashtuar ata që kanë kryer procedurat dhe kanë përfituar sipas hapësirave që përcakton ligji.

Njoftimi i DPSHTRR

Kujtesë për zbatimin e procedurës të heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore.

Ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit, “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Brenda datës 31.12.2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/ shuarjes së detyrimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar dhe azhurnuar listën e mjeteve objekt i ligjit 33/2017, ku të gjithë personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës dhe karakteristikave të tjera të mjetit  në këtë listë.

Subjektet/ personat përgjegjës të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

Subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen /shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin 0688015833 dhe në e-mailin zyrtar të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Dokumentacioni që duhet të paraqitet

2)Subjektet/personat përgjegjës, që duan të heqin mjetin nga qarkullimi e përfitojnë pa pagesë këtë shërbim, duke u paraqitur pranë Drejtorive Rajonale duke dorëzuar këto dokumente:

1.Dokument identifikimi.

2.Certifikatën e pronësisë së mjetit.

3.Lejen e qarkullimit.

4.Targat e mjetit.

5.Formularin e vetëdeklarimit për shkatërrim/skrapim të mjetit (që plotësohet pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor)

Kur nuk disponojnë këto dokumente të plota, subjekti plotëson formularin e vetëdeklarimit sipas modelit të përgatitur nga DPSHTRr-ja.

Subjektet/personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës së mjetit  dhe karakteristikave të tjera të mjetit  në listën e publikuar nga DPSHTRr-ja dhe të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor  për të vazhduar me procedurën e heqjes nga qarkullimi ose mbajtjen aktiv të tij .

Subjektet/personat përgjegjës që disponojnë mjete që nuk janë përfshirë në këtë listë , por plotësojnë kriteret e mësipërme, paraqiten në Drejtoritë Rajonale  të Shërbimeve të Transportit Rrugor ose dërgojnë në rrugë postare  dhe elektronike të dhënat për mjetet e tyre  ku kanë mjetin të regjistruar.

Nëse subjektet pronar të mjeteve të transportit nuk paraqiten pranë DPSHTRr-së deri në datën 31.12.2017 , DPSHTRr do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit  dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore.

Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara  sipas këtij ligji, i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre në rast se konstatohen në qarkullim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1.3 miliardë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit.

   Punësimi për periudhën korrik – shtator është rritur me 1.9% krahasuar me një vit më parë.

Euro ka hyrë në trajektoren rënëse.

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre.

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Monedha vendase është çmuar në tregun e këmbimit valutor.

   Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore.

Në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 6 dhjetor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar tematikën e kartëmonedhës me k

Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londr