Anijet e prodhuara në Durrës në vitin 1981 shiten për skrap

23/07/2013 - 20:06

DURRËS, 23 korrik 2013 – Tri javë para rokadës së drejtuesve të Autoritetit Portual Durrës (APD sha), për shkak të zgjedhjeve të 23 qershorit, më 12 gusht 2013, do të organizohet ankandi i hapur i shitjes së skrapit të mjeteve lundruese të mbytura në akuatoriumin e portit.

Më 22 korrik 2013 APD sha njoftonte se do të shesë me ankand më 12 gusht 2013, pak kohë para dorëzimit të menaxhmentit, ato që kanë mbetur nga anija e mallrave gjenerale 500-tonëshe “Lezha”, prodhim i vitit 1981 i ish-kantierit detar të Durrësit, rimorkiatori “Orikum”, po prodhim durrsak i vitit 1981, batipali.Bie në sy fakti që komisioni i ankandit nuk ka përcaktuar sasinë e skrapit, por vetëm vlerën fillestare prej 16 307 000 lekë.Kështu nuk bëhet transparent se me çfarë çmimi për njësi do të jepet ky skrap, ndryshe nga sa ndodh me specifikimet e hollësishme për ankandin e shitjes së vajrave dhe lubrifikanteve më 13 gusht 2013.

Info/

Anija për transport mallrash gjenerale “Lezha” është regjistruar në Organizatën Ndërkombëtare të Detare (IMO) me nr. 8835396, me flamur shqiptar, prodhim shqiptar i kantierit detar të Durrësit në vitin 1981 me kapacitet 500 tonë.

Ka punuar kryesisht në transport detar të brendshëm.

Në ngjarjet e marsit 1997 u mbyt anija 500 tonëshe “Lezha” gjë që vështirësoi mjaft manovrimin e trageteve dhe anijeve në akuatoriumin e portit.

Në vitin 1998, me fondin 2.2 milionë euro, u realizua pastrimi i sheshit të ish-NN Portit, nxjerrja e anijes ”Lezha” etj.

 

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk do të jenë më turqit ata që do të marrin përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sikurse ishte deklaruar një vit më parë me entuzi

Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur

Banka Botërore ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se detyrimet potenciale që mund të lindin nga Partneritetet Publike Privat

Euro, dollari dhe valutat e tjera e kanë nisur javën me rritje, pas rënies së fortë që ato shënuan javën e kaluar, si rrjedhojë e pasigur

Shqiptarët paguan nëpërmjet blerjes së naftës rreth 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro taksa gjatë vitit të kaluar.