"Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 97,565 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose rreth 6.800 kontejnerë TEU më shumë se sa në periudhën janar-gusht të vitit 2018" – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës. 

Nga të dhënat statistikore mësohet gjithashtu se në këto 8 muaj në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 129 anije të specializuara gjithsej.

"Megjithëse është thuajse i njejti numër anijesh krahasuar me vitin e kaluar, shifra e kontejnerëve TEU, por edhe sasia e mallrave me kontejnerë janë rritur ndjeshëm" – shtuan burimet statistikore. 

Gjatë periudhës janar-gusht 2019, volumi i mallrave me kontejnerë në portin e Durrësit i drejtohet shifrës prej afro 1,2 milion ton mallra gjithsej.