Mbi 816 mijë udhëtarë me 240 mijë automjete kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti.

Të dhënat e transportit të udhëtarëve nga porti i Durrësit, gjatë periudhës janar – nëntor 2019 dëshmojnë për shifra përkatësisht 3% më të larta se sa në 11-mujorin e vitit të kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare, afro 390 mijë udhëtarë kanë mbërritur në Durrës me targete, ndërsa mbi 427 mijë të tjerë janë nisur drejt porteve të Italisë.

Tragetet kanë kryer 963 lundrime vajtje-ardhje nga Durrësi, ose 39 lundrime më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018.