Arsyet e dobësimit të euros

02/06/2019 - 16:33

Leku po nis gjatë dy javëve të fundit një forcim të konsiderueshëm në tregun e këmbimit valutor vendas, duke zhvlerësuar me rreth 0.7 % Euron. Aktualisht një Euro këmbehet me 122.6 Lekë, por gjatë ditëve të fundit janë dobësuar edhe valutat e tjera si Dollari amerikan dhe Paundi britanik.

Ekspertët e ekonomisë thonë se luhatjet në kursin e këmbimit të kësaj periudhe i dedikohen më së shumti faktorëve sezonalë, siç është fillimi i sezonit turistik, ku ka prurje më të mëdha të monedhave të huaja dhe shtim të kërkesës për Lek.

Banka e Shqipërisë thotë se gjatë kësaj periudhe nuk ka patur asnjë anomali në tregun e këmbimit valutor, ndërsa forcimi i lekut i dedikohet faktorëve sezonalë: hyrja në periudhën e verës dhe konvertimi i shumave që bëjnë bizneset çdo fundmuaji.

“Forcimi i Lekut ka ardhur me një volatilitet mesatar dhe mund të jetë nxitur nga vlerësimet e pjesëmarrësve të tregut për fillimin e sezonalitetit të favorshëm të lekut në periudhën e verës. Oferta e valutës nga bizneset, në periudhën 15-21 Maj 2019, sikurse ndodh zakonisht rreth datës 20 të çdo muaji, ka qenë më e lartë se kërkesa për valutë, duke bërë forcimin e lekut disi më të shpejtë dhe hezitimin e pjesëmarrësve për të blerë valutë.”

Ekspertët thonë se tashmë tregu po përballet me një ekuilibër të ri të monedhës europiane, e ndikuar sa nga faktorët strukturorë të ekonomisë, aq edhe nga ata informalë.

Gjatë muajit Maj monedha europiane është dobësuar përballë Dollarit edhe në tregjet ndërkombëtare, duke arritur në nivelin më të ulët të 6 muajve të fundit. /Tv Klan/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dhënat për kontratën koncesionare me Partneritet -Publik -Privat për ndërtimin e rrugës, Milot -Balldren nga kompania ANK janë falsifi

Pagat në ekonomi pritet të rriten me ritme më të përshpejtuara vitet në vijim për shkak të ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Individët, që punojnë në më shumë se një punë, duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat.

Gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas.

Kreu i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është treguar kritik ndaj buxhetit të vitit 2020, i cili u prezantua nga ministrja e Financ

Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të

Edhe gati 3 dekada pas kalimit në ekonominë e tregut, shqiptarët, që jetojnë në një vend të bekuar nga zoti, me bukuri të shumta e pasuri

Instituti i Sigurimeve Shoqërorë parashikon se në tre vitet e ardhshme 2020-2022 numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve

Ministria e Financave parashikon të grumbullojë 474 miliardë lekë gjatë këtij viti, nga 486 miliardë lekë që raportohen ne buxhetin e ndr