Arsyet që po çojnë euron në rënie të lirë, zbret sot afër 124 lekëve

Postuar: 05/06/2018 - 14:22

Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë.

Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009. Për shkak të luhatjeve të mëdha, agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur dhe marzhin e tregtimit të shitblerjeve.

Monedha e përbashkët ka qenë në rënie ditën e fundit edhe pse në bursa ajo ka fituar pikë ndaj dollarit, duke u ngjitur në 1.17 USD, nga 1.15 që arriti pak ditë më parë, duke shënuar nivelin më të ulët në tre vjet. në tregun e brendshëm ra dhe dollari me 0.3 lekë (106.16 lekë) dhe të gjitha monedhat e tjera, të cilat u tërhoqën nga nëncmimi i euros, që është monedha e huaj bazë ë tregun e brendshëm.

Arsyet e rënies së euros në tregun e brendshëm, sipas ekspertëve mbeten komplekse:

-Së pari, është ndikimi i ekonomisë informale, që prej gati dy vjetësh ka rritur në mënyrë graduale fluksin e valutës që hyn në vend dhe në pjesën e parë të vitit po kanalizohet kryesisht përmes ndërtimeve, që janë rritur dukshëm.

-Së dyti, janë burimet formale të hyrjes së valutës, si investimet, remitancat, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, por efektin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Numri i turistëve të huaj është rritu ndjeshëm këtë verë dhe sezoni si asnjëherë tjetër ka filluar që në maj dhe pritet të zgjasë në tetor, teksa hotelet raportojnë se janë pothuajse 100% të prenotuara.

-Së treti, dy muajt e fundit ndikim ka dhënë procesi i konvertimit të kapitalit të bankave që kanë qenë në proces shitblerje, që po këmbejnë kapitalin nga euro në lekë, duke rritur në këtë mënyrë ofertën në valutë.

-Së katërti, këtyre faktorëve u është shtuar dhe efekti psikologjik, me njerëzit që po nxitojnë të këmbejnë valutën, në pritje të rënies së mëtejshme të saj.

-Së pesti, në kahun tjetër ka një rënie të qarkullimit të parasë vendase në treg. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sasia e parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi ka shënuar rënie historike në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në muajin prill, paraja gjithsej (agregati M3) arriti në 1.23 trilionë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2017, ky tregues ka rënë me 36 miliardë lekë (apo rreth 270 milionë euro), që është dhe tkurrja më e fortë historike, të paktën që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. 

Në krahasim me fillim e këtij viti, euro ka rënë me 9.26 lekë, ose 7 për qind, duke shënuar rënien më të madhe të dekadës. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, euro ka rënë me 3.14 lekë.

Ekspertët presin që të paktën për sezonin e verës, euro të vijojë të jetë e dobët, për shkak të efekteve sezonale.

Më të humburit nga euro e dobët janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë më pak para për çdo euro që marrin nga partnerët e huaj. Ata i kanë dërguar disa herë letra institucioneve zyrtare si Ministria e Financave dhe Kryeministrit, ku i kërkojnë që të merren masa për të frenuar humbjet e tyre, që më vonë mund të reflektohen në shkurtimeve të vendeve të punës. /MONITOR/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te