Banka dizenjon kartëmonedhën 10,000 lekë, ja kur del në qarkullim

Postuar: 05/02/2018 - 08:37

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhë me vlerë 10,000 lekë e cila do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020. Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futen në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të vazhdojë të analizojë strukturën e parasë në qarkullim dhe elementet teknike të dizenjos së kartëmonedhave shqiptare, kryesisht në aspektin e sigurisë. Këto analiza kanë rezultuar në nevojën që ekonomia ka për emetimin e prerjes 10.000 lekë.

Mbajtja e cilësisë së kartëmonedhave në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Cash-it. Në këtë kuadër, synohet zëvendësimi i sistemeve të vjetra të përpunimit me sisteme bashkëkohore të përdorura në bankat qendrore evropiane, si dhe zëvendësimi i sistemit aktual informatik të administrimit të cash-it me një program të ri bashkëkohor.

Banka e Shqipërisë do të rrisë aftësinë e saj në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së monedhave nga falsifikimi. Me përmirësimin e kapaciteteve teknike synohet rritja e kapaciteteve administrative të Qendrës Kombëtare të Analizës. Gjithashtu, do të punohet për rritjen e bashkëpunimit në fushën e falsifikimit, duke formalizuar marrëveshje me autoritetet kombëtare dhe evropiane për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë do të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ sipas kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Banka e Shqipërisë do të forcojë praktikat e kontrollit dhe masat e mbrojtjes fizike që garantojnë sigurinë dhe pacenueshmërinë e vlerave monetare që ajo administron, në funksion të emisionit dhe thesarit, në përputhje me praktikat më të mira të fushës. Kjo do të realizohet përmes rishikimit – sa herë që është e nevojshme – të rregullave dhe procedurave të administrimit të vlerave, me qëllim përsosjen e tyre dhe sigurimin e standardeve të cilësisë së parasë në qarkullim, si dhe përmirësimin e mjediseve të depozitimit dhe ruajtjes së tyre.

Tematika e kartmonedhës

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

"Monitor"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë

Grupi financiar italian, Comdata, një nga kompanitë call center më të rëndësishme në Itali, me një xhiro prej 300 milionë eurosh në vit,

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë.

Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dytë të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot dekretin e presidentit të Republikës Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.