Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi. 

Monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Monedha e re metalike do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.