Banka e Shqipërisë pritet që të ulë sot normën bazë në nivele minimale historike, për të nxitur ekonominë e sëmurë

25/03/2020 - 08:59

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë është ulja e normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi në një dalje të para disa ditëve në media, se ai do të votojë pro uljes.

Norma bazë është një mekanizëm që shërben për të ulur koston e parasë në ekonomi, edhe përmes transmetimit të politikës monetare tek interesat e huave, që duke u bërë më të lira nxisin investimet në ekonomi.

Aktualisht norma bazë është në nivele minimale historike prej 1%, dhe po mbahet e tillë që prej qershorit të vitit 2018, kur është bërë dhe ulja e fundit. Që prej mesit të vitit 2011, institucioni monetar qendror ka ndjekur një politikë aggresive lehtësuese monetare, duke reduktuar gradualisht normën bazë nga 5.25% në 1%. Ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me reduktimin e normave të depozitave dhe kredive. Në janar 2020, interesi mesatar i kredive në lekë ishte 6.3% sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 12% që ishte në mesin e 2011-s, përpara se të fillonte politika lehtësuese monetare.

Në rënie kanë qenë dhe normat e depozitave, ku aktualisht kthimi për një kursim me afat 12 muaj është më pak se 1%, nga 5% në mes të 2011-s.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të vijonte me politikën lehtësuese monetare që në fillim të këtij viti, si rrjedhojë e rreziqeve të shtuara në ekonomi nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas vlerësimeve të Bankës në mes të shkurtit, “Rritja ekonomike dhe inflacioni i vitit 2020 priten të ndikohen negativisht nga tërmeti”, e cila për rrjedhojë rishikoi parashikimet në kahun e poshtëm”.

Tashmë me bllokimin pothuajse total të ekonomisë nga koronavirusi, efeket në ekonomi pritet të jenë shumë më të mëdha, çka po e detyron Bankën e Shqipërisë të veprojë me shpejtësi për të ndihmuar përmes mekanizimit të lehtësimit të politikës monetare. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku

Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-1

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor.

Pandemia e koronavirusit do të ketë pasoja më të qëndrueshme në sjelljen e konsumatorit, të cilat do të ngadalësojnë më tej shërimin, par

Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka kri

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat.

Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin

Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën angazhimin për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre deri në vitin 2024 në samitin që u mbajt në Sof