BB, 31 milionë euro për sistemin e ujitjes

14/12/2012 - 15:13

 

TIRANE - Ministria e Financave do të nënshkruajë një marrëveshje prej 31 milionë eurosh me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD). Marrëveshja e huasë është pjesë e financimit të Bankës Botërore për Projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes.

Sipas Ministrisë së Financave për këtë projekt do të akordohet dhe një financim me grant nga qeveria Suedeze (SIDA) me shumën 5 milionë USD. Kostoja totale e projektit është 45 milionë USD, pa përfshirë TVSH-në dhe kostot lokale. Këto kosto do të mbulohen nga qeveria Shqiptare dhe mendohet të jenë rreth 9 milionë USD.

Projekti i ujitjes ka si qëllim krijimin e kuadrit strategjik për menaxhimin e burimeve ujore në nivelin kombëtar dhe në basenet e lumit Drin–Bunë dhe Seman.

Sipas Ministrisë së Financave, projekti është ndarë në katër faza; rehabilitimi i digave dhe i sistemeve të ujitjes dhe kullimit; mbështetja Institucionale për ujitjen dhe kullimin; mbështetja institucionale për menaxhimin e integruar të burimeve ujore dhe mbështetja për zbatim.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që