BB: Janë shtuar të varfërit

19/12/2012 - 18:05

TIRANE - Banka Botërore paralajmëron se krizat shumëfishe që kanë goditur buxhetet e familjeve pas vitit 2008 mund të kenë rritur nivelin e varfërisë në Shqipëri. 

Në raportin e fundit, mbi ekonomitë e rajonit, ku i kushton një kapitull të posaçëm çështjes së varfërisë, Banka thotë se një nga shkaqet se pse niveli i jetesës në Shqipëri mund të jetë përkeqësuar është i lidhur me nivelin e lartë të çmimeve për artikujt ushqimorë. Në studim, ekspertët e Bankës vërejnë se familjet shqiptare janë më të pambrojturat në rajon nga krizat e çmimeve dhe ato që goditen më fort. 

Studimi thotë se çdo rritje me 5 për qind e çmimit të ushqimeve, rrit me 39 mijë vetë numrin e të varfërve, që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë. Për goditje më të mëdha pasojat janë edhe më të rënda. Matja e fundit e INSTAT për nivelin e varfërisë është kryer në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë Shqipëria së bashku me Bosnjën janë dy vendet e vetme në rajon që nuk kanë më një statistikë zyrtare mbi nivelin e jetesës. 

Në më shumë se një rast, Banka Botërore i ka bërë presion qeverisë të rifreskojë treguesit e varfërisë, pikërisht për të matur pasojat që krizat kanë lënë tek buxhetet e familjarëve, por pa rezultat. INSTAT vijon të mbajë peng anketën e nivelit e jetesës duke ju referuar ende shifrave të vitit 2008. 

Por që nga ai vit, ekonomia ka pësuar disa goditje. Përveç rritjes në rend dyshifror të çmimit për artikujt ushqimorë, vitet e fundit buxhetet e familjeve janë përballur dhe me tkurrjen e të ardhurave, si nga dërgesat ashtu dhe burimeve të tjera për shkak të krizës duke shtuar dyshimet se se më shumë familje janë rikthyer në kthetrat e varfërisë. 

Ekspertët në mbarë botën thonë se shtresat e varfëra janë ato që po paguajnë kostot më të mëdha të krizës. Në Shqipëri, INSTAT dhe qeveria nuk e dinë se sa të varfër ka aktualisht dhe shpërndarja e ndihmës ekonomike apo dhe politikat e tjera sociale bëhen mbi shifrat e 5 viteve më parë, kur bota dhe ekonomia ishin shumë më ndryshe. 

                                                                           Marrë nga TOP CHANNEL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr