BB paralajmëron: Rritja ekonomike do ngadalësohet, investimet e huaja po shterojnë

Postuar: 16/11/2017 - 15:00

Banka Botërore ka prezantuar gjatë ditës së sotme Raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku për Shqipërinë banka ka paralajmëruar një ngadalësim të rritjes ekonomike, si rrjedhojë e përfundimit të investimeve të mëdha të huaja dhe rritjes më të ngadaltë sesa pritej të partnerëve tregtarë.

Ekspertja e Bankës Botërore, Ilda Shijaku tha se rritja ekonomike do të jetë më e ulët pas përfundimit të të projekteve të mëdha të TAP dhe Devoll dhe mosplanifikimit të projekteve të mëdha.

Në tabelat e Bankës Botërore, parashikohet që rritja e vendit të jetë 3.8% në vitin 2017, për t’u ngadalësuar më pas në 3.6% në vitin 2018 dhe 3.5% në vitin 2019. Kjo është në linjë me pritshmëritë e FMN-së, që në raportin e tetorit uli me 0.4 pikë përqindje parashikimin për zgjerimin ekonomik të vendit vitin e ardhshëm, nga 4.1% në 3.7%, duke përmendur gjithashtu shqetësimin për rënien e investimeve bruto dhe kërkesës së brendshme.

Raporti i sotëm i Bankës Botërore thekson se rritja më e ngadaltë sesa pritej në partnerët tregtarë mund të zvogëlojë eksportet e Shqipërisë dhe flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat do të transmetoheshin në nivele më të ulëta të të ardhurave nga tatimet dhe investimeve publike dhe rritje më të ngadaltë të prodhimit.

Forcimi ekonomik, paralajmëroi banka, varet nga stabiliteti ekonomik dhe përmirësimi në klimën e biznesit për të rritur efikasitetin e gjykatave, menaxhimin e investimeve publike, aftësitë e punës dhe reformën në sektorin e energjisë. Periudha paszgjedhore do të ofrojë një mundësi për të avancuar në këto axhenda, të cilat duhet të informohen nga përpjekjet për të siguruar vazhdimin e reduktimit të varfërisë, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Ballkani Perëndimor po rimëkëmbet

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë rritje ekonomike në 2017. Ndërkohë parashikohet që ritmi rritjes rajonale të përshpejtohet në 33.3 për qind në 2016-n dhe 3.6 për qind në 2019. Investimet nxitën Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Kriza më e hershme politike në IRJ të Maqedonisë, si dhe dimri i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në dy vende.

“Është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale, punësimi më në fund po rimëkëmbet në nivelet e para-krizës në pjesën më të madhe të rajonit”, u shpreh Linda Van Gelder, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.  “Tani është më e domosdoshme se kurrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ruajnë tempin e reformave, me qëllim krijimin e mundësive dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Rritja ekonomike, e shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës, kontribuoi edhe uljen e varfërisë në rajon. Norma e Varfërisë për vitin 2017 parashikohet që të jetë 23.6 për qind, që përbën një rënie me një pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë se rreth 124 mijë njerëz kanë dalë nga varfëria gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, ato vijojnë të jenë ende të ekspozuara ndaj risqeve. Pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre, mund të ngadalësojë investimet dhe rritjen ekonomike./monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te

Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot te personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë

Grupi financiar italian, Comdata, një nga kompanitë call center më të rëndësishme në Itali, me një xhiro prej 300 milionë eurosh në vit,

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë.

Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dytë të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot dekretin e presidentit të Republikës Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.