Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

BB: Të shpejtohet me dixhitalizimin e titujve të pronës, mbështetje edhe për ndihmën ligjore

07/04/2021 - 12:34

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e përmbyllës për projektin e aksesit të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike dhe ka sjellë në vëmendje se qeveria duhet të mbështesë qëndrueshmërinë e ndihmës ligjore, një nismë që aktualisht është financuar nga donatorët.

I njëjti rishikim vlerëson se një tjetër element që duhet të shihet me vëmendje është dixhitalizimi i titujve të pronësisë.

“Ekipi vëren progres domethënës në të gjitha shtyllat e programit të reformave, dhe pavarësisht se treguesit e rezultateve janë nën objektivin e vendosur në disa raste, ka trendencë pozitive në të gjitha fushat.

Për më tepër, në kontekstin e krizës  së COVID-19 gjatë vitit 2020 u bë e qartësisht e vështirë arritja e disa prej objektivave. Si rreziqe të mundshme, ekipi sjell në vëmendje nevojën që Qeveria e Shqipërisë të angazhojë burimet e nevojshme për të siguruar për një periudhë afatgjatë qëndrueshmërinë e qendrave të ndihmës ligjore që janë zbatuar dhe funksionojnë aktualisht falë fondeve të konsiderueshme të donatorëve.

Lidhur me kapacitetin monitorues ekipi nxit Qeverinë e Shqipërisë të shpejtojë dixhitalizimin e titujve të pronës nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës” thuhet në dokument.

Projekti që po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore ka disa objektiva që sipas BB mbështesin përpjekjet e qeverisë për të ngritur kuadrin e politikave për barazinë gjinore në Shqipëri si dhe aksesin në mundësitë ekonomike, me fokus (i) përmirësimin e aksesit të grave në asete; (ii) barazimi i fushës së lojës për të përmirësuar tregun e punës dhe mundësitë për gratë; dhe (iii) forcimin e rregullimeve institucionale për politikëbërjen e informuar mbi gjininë.

Projekti që u bë efektiv në 28 maj 2020 mori aprovimin e bankës në 14 nëntor 2019 për një shumë 10 milionë dollarësh. Tashmë projekti është totalisht i përfunduar dhe shuma e vënë në dispozicion është disbursuar sipas kalendarit deri në fund të marsit 2021. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim brenda gjysmës së parë të këtij viti kartëmonedhën e re të prerjes 10 000 lekë.

Ministria e Drejtësisë zbardhi se plani i veprimit për strategjinë e luftës ndaj korrupsionit nuk u realizua në pjesën më të madhe të tre

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtë

Gjatë periudhës 2010-2019, produktiviteti i punës në Shqipëri është rritur me ritme më të larta se paga minimale.

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel r

"Vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që ka prekur duke investuar në sektorin e edukimit" – shprehen ekspertët Selami Xhepa dhe Adr

Megjithëse bota sot jeton në epokën e teknologjisë, struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dëshmon ende një dominim të skajshëm t