TIRANE, 2 korrik 2013 – Kryeministri i vendit Sali Berisha ka konfirmuar lajmin se premtimi i bërë 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare për të rritur pagat dhe pensionet do të realizohet. 

Berisha në një postim në rrjetin solit “Facebook” shkruan: Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet! Sb” 

Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në korrik, duket se është lënë mënjanë.

Berisha në këtë mënyrë siguron se do mbajë premtimin edhe pse nuk do të jetë më në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.