Berisha firmos vendimin për uljen e kostove financiare për bizneset

27/02/2013 - 15:11

TIRANË, 27 shkurt 2013 -Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave datë 13 shkurt “Për një ndryshim në vendimin nr. 781, datë 14.11.2007, “Për karakteristikat teknike funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike automatike të deklarimeve financiare, sistemi i komunikimit, procedurën dhe dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisje me autorizim për shoqëritë e autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale”. 

Ky vendim sjell ndryshime të rëndësishme në favor të biznesit, të cilat synojnë lehtësimin e mëtejshëm të tij, si dhe uljen e kostove financiare si për kompanitë private të biznesit dhe njëkohësisht dhe për shoqëritë e autorizuara. 

Tashmë, shoqëritë e autorizuara do të kryejnë kontrollin një herë në 24 muaj. Ky kontroll është ulur progresivisht, nga 1 herë në 6 muaj, më pas një herë në vit dhe tani një herë në 2 vjet. 

Gjithashtu, tarifa e paguar për kontrollin periodik, do të zbresë në 4 mijë lekë, nga mbi 9 mijë lekë që ishte e mëparshmja, duke përfshirë në këtë çmim edhe koston e transmetimit, e cila deri më sot ishte shpenzim suplementar mbi këtë shifër. 

Ky vendim është vazhdimësi e vendimeve në mbështetje të biznesit dhe zgjerimit të lirisë së tij ekonomike. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.

Procesi i Fiskalizimit ka filluar prej datës 1 jnar 2021.

Grupi Emaar nuk ndërton vetëm godina, hotele dhe qendra tregtare, por një përvojë të mirë e ka në ndërtimin e porteve dhe marinave.