Berisha: Mikrokredi për familjet në nevojë

22/01/2013 - 18:47

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në konferencën kombëtare për biznesin social, tha se sot jepen 160 milionë dollarë nga buxheti i shtetit vetëm për ndihmë ekonomike. Sipas Berishës, nëse këto para do të jepeshin në formën e mikrokredive, kjo praktikë mund të ndihmonte këto familje për t’u vetpunësuar apo për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike në të cilën jetojnë.

"Qeveria ime shpenzon çdo vit për të ashtuquajturën ndihmë ekonomike 160 milionë dollarë, e cila, absolutisht, në një përqindje të madhe është një lloj shpërdorimi ekonomik, që ndahet në pjesë të barabarta atij që ka nevojë dhe atij që s’ka nevojë. Sikur një pjesë të këtyre fondeve t'i devijojmë dhe t’ua japin mikrokredi këtyre familjeve në nevojë do t’i ndihmojmë që me djersën e tyre të dalin nga varfëria, të kenë një jetë më të mirë",- tha Berisha.
 
Ndërkohë Muhammad Yunus, fitues i çmimit “Nobel” për luften e tij ndaj varfërise tha se biznesi social është shumë i rëndësishëm për një shoqëri.

"Synimi është vendosja në qendër e personave që kanë mundësi të ngrenë një sipërmarrje, por nuk kanë si të gjejnë fonde për këtë investim, pasi kanë pak akses qoftë për të përfituar një kredi, apo u mungojnë mjetet financiare. Bazuar mbi këtë parim, unë mendoj se kudo ku ka një problem, mund të ngrihet një biznes për ta zgjidhur atë. Biznes jo në kuptimin e fitimit të përqendruar vetëm te një individ, por një biznes social që zgjerohet duke përfshirë persona të tjerë në nevojë, të cilët duan të punojnë",- tha Yunus. 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr