Berisha: TAP, projekti më efikas i furnizimit të BE-së me gazin azer

20/01/2013 - 11:16

 

TIRANE - Kryeministri Berisha garantoi përfaqësuesit e kompanisë së Gazsjellësit Trans Adriatik për angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare në mbështetje të projektit TAP. Gjatë një takimi të zhvilluar sot me delegacionin e kryesuar nga Kjetil Tungland, drejtor menaxhues i kompanisë së Gazsjellësit Trans Adriatik, kryeministri theksoi se TAP është projekti më efikas dhe eficent i furnizimit të BE-së me gazin azer të Shah Denizit. 

Takimi u zhvillua në kuadrin e firmosjes së Marrëveshjes Pritëse Qeveritare mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë TAP, si një dokument themeltar për konsiderim për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik, nga Konsorciumi i Shah Denizit, në Azerbajxhan. 
Në vijim, pritet që së shpejti të konkludohet edhe Marrëveshja Ndërqeveritare mes Republikave të Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, rreth projektit të TAP-it. 

Në takim, përfaqësuesi i TAP-it e informoi Kryeministrin Berisha mbi detaje të tjera të përgatitjes së projektit. 

Dy ditë më parë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të përkohshëm mes Qeverisë Shqiptare dhe Konsorciumit të TAP, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans- Adriatic Pipeline. Edmond Haxhinasto, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, njëherazi dhe zv/Kryeministër i vendit, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh i sigurt për suksesin e projektit TAP. 

Projekti për gazsjellësin TAP vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit për vendin tonë dhe gjithë rajonin. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekonomia është në krizë prej pandemisë dhe muajve të karantinës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në disa shtete të tjera.

Bizneset e lidhura me zhvillimet teknologjike dhe programimet kompjuterike revolucionarizuan zhvillimet sociale dhe ekonomike në dy dekad

Fondi Monetar Ndërkombetar (FMN) në një deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia

Ndryshojnë procedurat e kryerjes të pagesës nga noteri për rastet e shitjes të pasurive të paluajtshme.

Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërb

Në Shqipëri, dy tërmetet e vjeshtës së kaluar dhe pandemia Covid-19 kanë dëmtuar ndjeshëm edhe sipërmarrjet e drejtuara nga gratë.

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit.

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar

Qeveria e Shqipërisë ka monitoruar zbatimin e kontratës koncesionare në Aeroportin e Rinasit dhe ka gjetur se kriteri në lidhje me siguri

Vlera e overdrafteve të tërhequra nga individëve në banka ka pësuar rënie, pasi ekonomia u prek nga kriza e Covid-19.