Berisha:Përpunimi i bimëve mjekësore në zonat malore

17/12/2012 - 11:27

 

TIRANE- Në konferencën për bimët aromatike e mjekësore, kryeministri i vendit Sali Berisha vlerësoi zonat malore të vendit për pasurinë që kanë në këto bimë, ndërsa e vuri theksin tek kultivimi dhe përpunimi i tyre brenda vendit. Kjo, sipas kryeministrit do luftojë varfërinë në këto zona. 

“Shqipëria është një nga vendet më të pasura në Evropë për bimë aromatike dhe mjekësore, biodiversiteti i saj është i njohur dhe i jashtëzakonshëm. Bimët aromatike mjekësore rriten natyralisht apo kultivohen në zonën që përbëjmë edhe hartën e varfërisë së vendit, pra zonat malore. Në këtë aspekt përpjekja jonë përqendrimi ynë duhet të fokusohet tek këto zona, të luftojmë varfërinë atje ku ka pak tokë duke kultivuar këto bimë”, tha kryeministri. 

Sipas tij, “Sipërfaqet me bimë mjekësore janë shumë e shumë herë më të mëdha se arat dhe livadhet, ju garantoj se qeveria është e vendosur për ta spostuar në një nivel më të lartë qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore, nga e cila përfitojnë në tërësi familjet e varfra të vendit”, tha Berisha. 

Kreu i ekzekutivit deklaroi se qeveria që ai drejton do vazhdojë mbështetjen me forma të ndryshme për kultivuesit e këtyre bimëve. 

“Është e domosdoshme dhe qeveria do vazhdojë të mbështesë me kredi me interesa të buta të gjithë ata që përpunojnë këto bimë në vend. Duke i përpunuar në Shqipëri rrisim vlerën e tyre në treg. Ju mbështesim me laboratorët më modernë që ju duhen për të gjitha llojet e certifikatave, për vërtetimin e cilësisë së tyre”, tha ai. 

Duke vlerësuar boronicën e Kukësit dhe çajin e Zagorisë, Berisha tha: “Nuk ka vend më të pasur se ne në male, ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që të lehtësojmë, nxisim mbledhjen dhe përpunimin e tyre”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku