Bien me 19% investimet e buxhetit për 5 muajt e parë të vitit

18/06/2019 - 08:22

Investimet e buxhetit ranë me 19 për qind ose 40 milionë euro në 5 muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar me pak para në projektet publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për për periudhën janar-maj të këtij viti, investimet e qeverisë ranë në 180 milionë euro nga 220 euro milionë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të detajuara, investimet janë me rënie në të dy zërat e tyre, si ato që financohen me fondet e brendshme të buxhetit, ashtu dhe ato me fondet donatorëve. Por rënia më e madhe ka ardhur nga investimet me financim të huaj.

Sipas Ministrisë së Financave, në pesëmujorin e parë të vitit të kaluar investimet me financim të huaj ishin gati 82 milionë euro. Por në pesëmujorin e këtij viti ato kanë qenë gati dy herë më pak ose vetëm 45 milionë euro.

Investimet publike janë zëri më produktiv i shpenzimeve të buxhetit pasi krijojnë punësim, përmirësojnë jetesën e qytetarëve dhe ndikojnë direkt në rritjen ekonomike. Por vitet e fundit realizimit i tyre ka qenë problematik, veçanërisht i projekteve me financim të huaj.

Për gjithë vitin 2019, qeveria ka parashikuar të investojë 90.6 miliardë lekë ose 742 milionë euro në projekte publike. Por për 5 muajt e parë janë shpenzuar vetëm 24 për qind e fondeve vjetore, duke sinjalizuar se qeveria mund të rishikojë buxhetin në mes të vitit, për të rialokuar investimet, një praktikë kjo e shndërruar në traditë gjatë viteve të fundit. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që