Bien qiratë dhe çmimet e banesave

12/08/2018 - 22:27

   Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%. Një studim i tregut të pasurive të patundshme i Bankës së Shqipërisë, vëren se çmimet e shtëpive janë ulur edhe pse ka patur rritje vjetore të shitjeve me 10% më shumë.

Dinamika e indeksit të shitjeve neto në vëllim në këtë sektor ka rezultuar më e përmirësuar, duke shënuar një rritje me 9.9% nga 7.5% në tremujorin e mëparshëm”, thotë banka qëndrore në raportin e saj.

Studimi thotë se më shumë se çmimet për blerjen e një banese, në rënie kanë qënë ato të qirave me 7.5% më pak në fund të Qershorit krahasuar e fillimin e vitit. Pavarësisht kësaj, raporti i indeksit të qirasë shihet si i qëndrueshëm duke e kanalizuar këtë lëvizje si sezonale.

Në ndryshim me një vit më parë, ndërtimi ka ngadalësuar ritmin e rritjes. Prodhimi për sektorin e ndërtimit u shtua me 6%, ndërsa në 2017-ën vëllimi i sipërfaqes së ndërtuar u rrit me 7.5%.

Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë e vlerëson trendin e këtij sektori si të qëndrueshëm, ndërsa vrojtimi i tregut i referohet vetëm Tiranës. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.

Edhe pse fondi i pagave për punonjësit në sektorin publik ka ardhur me rritje vit pas viti, vlera e tyre në raport me PBB ka pësuar rënie

Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë për çështjen e licencimit të Abi Bank.