Bisedime Turqi-Greqi, kryesisht për kufirin detar

02/03/2013 - 11:25

ATHINË, 2 mars 2013 – Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras do të jetë në Ankara të hënën (4 mars) dhe të martën, ku do të takojë Kryeministrin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan si dhe do të zhvillojë një seri takimesh kritike që priten të përfshijnë bisedime mbi dallimet e vendeve në eksplorimin e energjisë në ujërat e diskutueshme territoriale, njofton portali “setimes.com”.

Samarasi dhe Erdogani pritet të nënshkruajnë marrëveshje mbi arsimin, çështjet detare, shëndetësinë, turizmin dhe çështje të policisë.

Çështja që pritet të mbizotërojë bisedimet, megjithatë është mosmarrëveshja në vazhdim lidhur me ujërat territoriale. Qeveritë nuk kanë rënë dakord mbi përmasat e ujërave të tyre territoriale apo mbi përcaktimin e shelfit kontinental midis vendeve. Disa ishuj grekë në Egjeun lindor janë vetëm tre milje detare nga bregu turk.

Samarasi tha se Greqia ka të drejtën të kërkojë për depozita të naftës e gazit në Detin Egje për të ofruar energji për vendin e saj dhe Evropën dhe se do të donte që vendi të bëhej një shpërndarës rajonal i energjisë.

Të gjitha vendet duhet të nënshkruajnë Konventën e OKB-së mbi të Drejtën Detare, që lejon vendet detare të vendosin zona ekonomike ekskluzive nga shtrati detar në sipërfaqe deri në 200 milje detare (370 kilometra) nga kufiri i ujërave të tyre territoriale, shtoi ai.

"Greqia ka të drejtën ... të deklarojë një [zonë ekonomike ekskluzive] kurdo që të dojë," tha Samarasi.

Por nëse Greqia orvatet të krijojë një zonë ekonomike ekskluzive, kjo mund të kundërshtohet nga Turqia, e cila nuk e ka nënshkruar konventën e OKB-së.

"Lejet e lëshuara nga Turqia nga 2007 deri tani [për kompaninë shtetërore të naftës] TRAO kanë të bëjnë me territoret brenda kufijve të shelfit kontinental të Turqisë në Mesdheun Lindor," tha Ministria e Jashtme turke, duke shtuar se Turqia ka një të drejtë sovrane të kryejë shpime në zonë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.

Procesi i Fiskalizimit ka filluar prej datës 1 jnar 2021.

Grupi Emaar nuk ndërton vetëm godina, hotele dhe qendra tregtare, por një përvojë të mirë e ka në ndërtimin e porteve dhe marinave.

Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimet për të frenuar përhapjen e saj kanë ndikuar negativisht aktivitet

Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer ne

Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me p

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura

Viti që sapo u mbyll ishte një vit shumë i vështirë në të gjitha aspektet, një sfidë e pa provuar dhe as e përfytyruar më parë nga secili

Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G.