Biznese kujdes! Tatimet fillojnë kontrollet masive në terren, ku do përqendrohen

04/02/2018 - 13:21

Foto arkiv: Aksioni i tatimorëve të Durrësit tetor 2017

Tatimet kanë njoftuar se do të kalojnë në një shkallë tjetër të luftës kundër inormalitetit, atë të inspektimeve në terren. Bizneset që janë të paregjistruara, apo që nuk kanë kasë fiskale dhe kapen me shkelje për herë të dytë rrezikojnë që t’u mbyllet aktiviteti. Aksioni do të përqendrohet në tregjet me shumicë e pakicë, lëvizjen e mallrave, transportin e udhëtarëve.

Sipas një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore vijon në mënyrë konstante veprimet operacionale që kanë objektiv thellimin e masave kundër informalitetit, në një tjetër shkallë veprimi, shkruan revista ekonomike "Monitor".

Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor të cilat synojnë parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e evazionit fiskal duke u përqendruar kryesisht në :

  • tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale;

  • njësi shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë,

  • akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje,

  • transporti i udhëtarëve.

Objekt i verifikimeve do të jenë:

  • Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;

  • Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale.

  • Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore.

  • Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve;

  • Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve.

  • Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor.

Tatimet kujtojnë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet, të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas.