Biznese më shumë, të ardhura më pak

01/10/2012 - 00:00

Juli Reso, drejtoreshë e Tatim-Taksave në Bashkinë Durrës
<h4>Juli Reso, drejtoreshë e Tatim-Taksave në Bashkinë Durrës</h4>

 

Gjatë këtij viti pagesat për taksat nga biznesi kanë shënuar rënie shumë të dukshme, aq sa deficiti në të ardhurat e bashkisë llogaritet në masën  30%. Në fillim të vitit në buxhetin e bashkisë u planifikuan 25 milionë lekë të ardhura nga taksat për plazhet private që këtë vit u shtuan në numër. Përveç atyre të plazhit të madh, në listat e pushtetit vendor u shtuan edhe ato në Currila apo Kallm.

Planifikimi ishte bërë për rreth 90 plazhe, të cilët duhet të derdhnin në arkën e bashkisë shumën prej 300 mijë lekësh të reja, për shfrytëzimin e sipërfaqes ranore gjatë muajve të verës. Në mbyllje të sezonit taksën e kanë paguar 60 subjekte, në të gjithë Durrësin duke regjistruar kështu rreth 30% më pak të ardhura në arkën e bashkisë.

Niveli mjaft i ulët i likujdimit të detyrimeve tatimore është vënë re sidomos gjatë muajit gusht, ku nga 17 plazhe që duhet të paguanin taksat i ka shlyer detyrimet vetëm një subjekt privat. Në këtë mënyrë planifikimi i bërë në buxhetin e këtij viti përsa i përket taksës së plazheve private do të realizohet vetëm në masën 70%. Për këtë situatë drejtoresha e tatim Taksave në Bashkinë e Durrësit, thotë se ajo vetë së bashku me një grup inspektorësh ka verifikuar në terren, plazhet privatë dhe ka evidentuar faktin se për një kohë relativisht të gjatë, në këto subjekte nuk ka patur xhiro ditore, si pasojë e rënies së kërkesës dhe numrit të pushuesve në plazh.

 

511 subjekte të reja më shumë se një vit më parë janë regjistruar gjatë 2012 në drejtorinë e Taksave në bashki

70 përqind të ardhura nga taksa e plazheve private ka mundur të mbledhë bashkia gjatë këtij sezoni veror

80 përqind të ardhura janë mbledhur nga taksa e fjetjes në hotel, duke shënuar kështu një tjetër shifër negative

Është e vërtetë që numri i plazheve ka pësuar rritje nga viti në vit, por ka rënë xhiroja dhe pushuesit nuk kanë shpenzuar, çka përkthehet më pak të ardhura për bashkinë. Taksapagues të biznesit të vogël në Durrës për vitin 2012 janë 3884 subjekte, të cilët llogariten aktivë. Në vitin 2011 operonin 3373 dhe nga të dhënat zyrtare rezulton se këtë vit janë hapur 511 subjekte të reja më shumë se një vit më parë.

Rënien e të ardhurave drejtoresha e tatim taksave e argumenton me rënien e xhiros ditore në masë të madhe të subjekteve. Këtu nuk përjashtohet evazioni fiskal nga subjekte të ndryshme, por ajo që vihet re dhe që pranohet edhe nga institucioni vendor është fakti se kriza ekonomike ka ulur ndjeshëm konsumin e për rrjedhojë biznesi ndodhet në vështirësi. Për sezonin veror, subjektet e biznesit të vogël duhet të paguanin për këstin e dytë në bashki 46 milionë lekë, por pagesat arrijnë deri në 40 milionë.

Përderisa kjo gjë regjistrohet gjatë sezonit veror, kur popullsia e qytetit dyfishohet parashikimet mund të jenë më të zymta për pjesën e mbetur të vitit. Nga taksa për zënien e hapësirave nga tavolinat ishte parashikuar të arkëtoheshin 300 mijë lekë të ardhura, ndërsa janë arkëtuar 190 mijë. Ndërkaq në masën 80% është arkëtuar edhe taksa e fjetjes në hotel. Taksa e pasurisë për qytetarët ishte parashikuar të mblidhej në masën 3 milionë lekë dhe është arkëtuar 2.4 milionë lekë.

Duket se edhe këtë vit bashkia do ta ketë mjaft të vështirë të realizojë planin e saj të mbledhjes së të ardhurave. Një gjë e tillë u pranua një javë më parë edhe nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Por ajo që ajo që të bën përshtypje është fakti se ndërsa bashkia dështon në punën e saj për mbledhjen e taksave, Drejtoria e Tatimeve tejkalon planin e parashikimeve.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit