Bode paguan “borxhet”, buxhetorët pa rroga

09/01/2013 - 09:34

TIRANE- Ministria e Financave ka shlyer interesat e borxhit ndaj Bankës së Shqipërisë, por u ka mbetur borxh punonjësve të Administratës. Thesari ka kryer në fillim të vitit katër pagesa për interesat e borxhit të marrë nga qeveria në obligacione trevjeçare. Fondet janë lëvruar gjatë dy ditëve të fundit. Në pasqyrën e thesarit të shtetit mësohet se interesat e borxhit të brendshëm janë 133 500 000 lekë dhe i përkasin obligacioneve 3 –vjeçare.

Kjo pagesë është kryer dy ditë më parë, ndërkohë që shuma prej 64 435 500 lekësh është derdhur për llogari të Bankës së Shqipërisë në 5 janar. Ndërkaq dy pagesa po për shërbime borxhi janë derdhur në adresë të Bankës Qendore për obligacione 3-vjeçare, përkatësisht në shumat 144 000 000 lekë dhe 182 400 000 lekë. Në të kundërt, rreth 88 mijë punonjës të Administratës Publike, mjekë, mësues, policë, prokurorë e gjyqtarë, nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor. Punonjësit e sektorit publik duhet të presin hyrjen e fuqi të Buxhetit të vitit 2013 dhe çeljen e fondit për të marrë pagat. 

Vonesa 

Ministria e Financave pranon vonesën prej një jave të pagave të punonjësve të administratës publike. Madje burime nga financat pohojnë se vonesat janë vetëm për pak ditë duke argumentuar se vonesa për pagesat është për shkaqe teknike që kanë të bëjnë me përpilimin e listëpagesave nga të gjitha institucionet si çdo fillim të vitit. Ministrit Bode dha urdhër më 3 janar për kalimin e pagave, por deri dje më 8 janar ato nuk ishin kaluar.

                                            Marrë nga gazeta "Shekulli"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.

“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1-vjeçare”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk