BQE: Korrupsioni në rritje dhe mungesa e drejtësisë po pengojnë kreditimin në Shqipëri

07/10/2019 - 08:24

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që mbajnë.

Banka qendrore Europiane në një vlerësim që për zhvillimet gjatë 10 viteve të fundit (2008-2018) në bankat e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi vuri në dukje vuri në dukje se në krahasim me rajonin, Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të aktiveve të sistemit bankar ndaj PBB-së.

Sipas BQE, kjo situatë është shkaktuar nga rënia e kredisë për bizneset në sektorin privat, ndërsa huatë për individët sidomos për financimin e banesave kanë pësuar rritje.

BQE e ka konsideruar të habitshëm faktin se, si kredia ka ngecur në kushtet e rritjes ekonomike dhe likuiditetit të lartë në banka.

Sipas Bankës Qendrore Europiane një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet “me dobësitë në sundimin e ligjit dhe një nivel në rritje i korrupsionit. Të dy këto faktorë kanë rritur rezistencën e bankave për të dhënë hua, pasi në rrethana të tilla ekzekutimi i kolateralit mund të pengohet, duke çuar në kosto më të larta të huamarrjes”. “Prandaj, përpjekjet e autoriteteve kombëtare për të përmirësuar këtë ambjent janë të mirëseardhura”, thuhet në vlerësimet e BQE.

Por rënia e kredisë në Shqipëri lidhet me faktin se bankat e kanë të përqendruar kreditimin vetëm tek bizneset. Vlerësimet kombëtare tregojnë se standardet e huadhënies për korporatat e mëdha janë forcuar pothuajse vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2016.

Gjithashtu BQE vë në dukje faktin se ngecja e kredisë dhe efektiviteti i bankave në Shqipëri lidhet me ndryshimet që po pëson tregu bankar dhe ulja e pronësisë së kapitalit të huaj.

Vitet e fundit bankat vendase kanë zgjeruar portofolin e tyre, ndërsa portofoli i kredisë së bankave me pronësi të huaj ka rënë për shkak të shitjeve të filialeve të Credit Agricole dhe bankës NBG tek pronarët vendas.

Shpërndarja e aksioneve u zhvendos disi ne pjesën e tregut të bankave më pronësi vendase, të cilat zotëruan afërsisht një të katërtën e huadhënies totale.

Tërheqja graduale e bankave në pronësi të huaj mund të ketë ndikuar negativisht në konkurrencën në sektorin bankar. Deri në Prill 2017, shumica e bankave mëmë treguan që potenciali i tregut në Shqipëri është i ulët (në ndryshim nga shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor). /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të ketë afat deri më 31 dhjetor 2020.

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.