BSH: Abi Bank e licencuar sipas ligjeve në fuqi

07/02/2019 - 21:08

Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë për çështjen e licencimit të Abi Bank. Banka e krijuar në vitin 2015, si rezultat i shitjes së bankës franceze Credit Agricole, ka qenë kohët e fundit në qendër të debateve politike, pas akuzave se ajo zotërohet nga një kompani e regjistruar në parajsa fiskale.

Por Banka Qendrore, në një deklaratë të saj thotë se licencimi i Abi Bank është bërë duke zbatuar të gjitha ligjet dhe rregullat. Banka e Shqipërisë zbulon edhe cilat janë dy kompanitë që zotërojnë këtë bankë, të themeluara në ishujt Cayman, si dhe pronarët e tyre.

“Licencimi i Abi Bank është bërë në bazë të dokumentacionit të mëposhtëm:

Çdo deklarim të bërë nga aksionarët deri në përfituesit e fundit (z. George Rohr dhe Moris Tabacinic) në lidhje me shlyerjen e detyrimeve tatimore, mosndjekjes penale, mosdënimin më parë për vepra penale, mospasjes së detyrimeve ndaj personave të tretë, etj;

Dokumentin e konfirmimit nga Ambasada Amerikane në Shqipëri se NCH Capital Inc. është një shoqëri e regjistruar në Komisionin e Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SEC) dhe si e tillë i është nënshtruar mbikëqyrjes dhe rregullimit nga ky autoritet”. 

Banka Qendrore thotë se edhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dhënë konfirmimin për reputacionin pozitiv të kompanive aksionere të Abi Bank.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një e katërta e të punësuarve që paguan sigurimeve shoqërore gjatë vitit të kaluar deklaruan paga 24 mijë lekë në muaj sipas të dhënave t

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, në të cilën prezantoi raportin e BSH për 2018-n, guvernatori Gent Sejko iu përgjigj

Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në

Nuk do të jenë më turqit ata që do të marrin përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sikurse ishte deklaruar një vit më parë me entuzi

Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur