TIRANË – Banka e Shqipërisë lë të pandryshuar normën bazë të interesit, pikërisht në kuotën e 4 përqind.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi sot, se mbajtja në nivele të pandryshuar e normës bazë të interesit ruan karakterin stimulues të politikës monetare, duke i mundësuar politikës reale të përfitojë gjatë vitit 2013.

“Deficiti tregtar është ngushtuar në 10.3 për qind, ndërsa eksportet kanë ruajtur ritme pozitive”,- theksoi Fullani.