BSH: Remitancat kanë rënë me 10%

12/12/2012 - 16:55

 

TIRANË - Bien ndjeshëm remitancat e emigrantëve shqiptarë. Kriza ekonomike me te cilën po përballen dy vendet fqinje Itali dhe Greqi, ku ndodhet dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit është reflektuar në sasinë e parave që ata dërgojnë pranë familjes. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të ndjeshme të remitancave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë remitancat shënuan një rënie prej 10%. Në tremujorin e tretë të këtij viti ato kapën vlerën 139 milionë eurove, ndërsa si 9 mujor, dërgesat e emigrantëve llogariten në 478 milionë euro, me një rënie vjetore prej 4.2%. 

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se rënia e dërgesave të emigrantëve është kompensuar disi nga rritja e fluksit të investimeve të huaja. Për tremujorin e tretë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 171 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Ndërsa si 9 mujor, investimet e huaja vlerësohen në 551 milionë euro, me rritje vjetore 20%. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familj

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821.

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Bëhet fjalë për Triportin në Vlorë.

Moti i mirë i tetorit mbajti gjallë disi turizmin e për rrjedhojë dyert e strukturave akomoduese pritën një pjesë të pushuesve që vinin n

Deri më 31 dhjetor të vitit 2020 qeveria angazhoi vetëm 57 për qind të fondit të programuar për rindërtimin e pasojave shkatërruese që la

Eksportet e kanë nisur vitin me një rritje të lehtë prej 3.1% me bazë vjetore në janar, të ndikuara nga ecuria pozitive e “Materiale  ndë

Rrjeti i hotelerisë Hilton do të hyjë në Shqipëri me një tjetër hotel, pas një marrëveshjeje menaxhimi të nënshkruar me Kastrati Residenc

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e pro