BSH: Rindërtimi mund të ulë normën bazë të interesit të lekut

13/02/2020 - 20:37

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare do të ketë një rritje ekonomike të reduktuar deri në 0.6% për shkak të goditjes që tërmeti i 26 nëntorit. Në analizën e Raportit të Politikës Monetare, evidentohen dy faktorë kryesorë që do të ndikojnë në këtë reduktim: ngadalësimi i sektorit të turizmit dhe rënia e shpenzimeve të konsumatorëve.

Një tjetër risk që evidentohet është edhe ai i sektorit financiar, ku mund të ketë një rritje të interesit të bonove të thesarit, të cilat mund të shtrenjtojnë borxhin e qeverisë dhe interesat e kredive për konsumatorin.

“Deri tani, në treg nuk është evidentuar ndonjë ndikim i prekshëm si pasojë e tërmetit, por goditje të kësaj natyre mund të manifestohen në treg në tre drejtime kryesore: luhatshmëri e normave të interesit, luhatje më tregun valutor dhe në ecurinë e kreditimit.”

Nëse do të ketë goditje më të mëdha se parashikimi në rritjen ekonomike, vonesa në zbatimin e programit të rindërtimit, ose një buxhet më i madh për financimin e këtij programi me para publike, Banka Qendrore lajmëron ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit të Lekut.

“Adresimi i këtyre rreziqeve mbetet atribut i strukturave të qeverisjes qendrore dhe vendore, por materializimi i tyre do të kërkonte një rishikim në kahun lehtësues të qëndrimit të politikës monetare”.

Norma bazë e interesit të lekut është në minimumin historik prej 1%, çka ka bërë që edhe interesi i depozitave të jetë mjaft i ulët, duke ulur mundësinë e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë me këtë instrument në periudha goditjesh si ajo e tërmetit. /tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira.

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.