BSH: Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë të dekadës

11/12/2019 - 07:38

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin 520 milionë euro për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat në formën e prurjeve valutore nga emigrantët shënuan 185 milionë euro. Kjo është periudha kur ka më shumë prurje, teksa emigrantët vijnë në shtëpi për pushimet e verës. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin 170 milionë euro.

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre filluar të binin ndjeshëm pas vitit 2008, duke reflektuar ciklin e emigracionit, sipas të cilit personat që u larguan pas viteve ’90 fillojnë e shkëpusin lidhte me vendin mëmë. Ato arritën nivelin më të ulët në 2013-n, por më pas fillojnë një rritje tjetër e tyre, duke reflektuar dhe rigjallërimin e nivelit të emigracionit.

Nga viti 2014 rifillojë një valë ikjesh nga vendi, që u reflektua në rritjen e ndjeshme të kërkesave për azil, që kulmuan në 2015-n, me gati 68 mijë në vitin 2015. Më pas tendenca erdhi në ulje, por sërish mbeti e lart ë në krahasim me periudhën e para vitit 2013, sipas të dhënave që publikohen nga Eurostat.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti është konstatuar një tjetër rritje e kërkesave për azil, me rreth 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një pjesë e tyre arrijnë të integrohen dhe më pas ndihmojnë familjet në Shqipëri. Krahas azilantëve, po ikin dhe shumë profesionistë, kryesisht infermierë, mjekë, inxhinierë, IT, me Gjermaninë si destinacion i preferuar. Ata që ikin nga kjo kategori kanë një punë të sigurt, me të ardhura relativisht të larta dhe janë potencial për të dërguar para në shtëpi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulë

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë, u

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt.

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit.

Shqipëria duket se po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e sipërmarrësve të huaj.

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse ë

Në Shqipëri politikat makro-ekonomike janë të gabuara, sistemi ekonomik nuk po funskisonon siç duhet për të nxitur shpirtin sipërmarrës d

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një

Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të k

Të gjithë ata që kanë në plan të blejnë një automjet gjatë vitit 2020, duhet ta dinë se nuk do të regjistrohet apo zhdoganohet nëse nuk p