BSH zbulon arsyen: Ja pse u zhvlerësua euro

Postuar: 11/08/2017 - 10:26

Në tregun e brendshëm valutor, leku ka vijuar të forcohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, madje me ritëm më të përshpejtuar në muajt maj dhe qershor, referoi Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme për zhvillimet në kursin e këmbimit në tremujorin e dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë analizon se hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.

Forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë thotë se në terma nominalë efektivë, mbiçmimi vjetor i lekut shënoi vlerën 4.6% në këtë tremujor, duke u thelluar nga vlerat 3.5% dhe 3.2%, që shënonte përkatësisht në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2016.

Kjo ecuri, sipas Bankës së Shqipërisë ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 327 mijë ton mallra për eksport dhe import janë përpunuar në kalatat e portit vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi (9,982 dollarë), por renditen të 27-t për sa i përke

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, investimet e huaja direkte janë bërë përcaktuese për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Dollari ka shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit ndaj monedhës vendase, që nga nëntori i vitit 2014.

Sipas Komisionit Europian, pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike e vendit është e mirë.

Shqipëria është vendi i dytë në Europë me çmimet më të lira të hoteleve.

Sondazhi i Qendrës së Kërkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele bregdetare në vend zbulon tendencën.

Sipas të dhënave përmbledhëse nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, gjatë vitit të kaluar, numri i turistëve polakë që vizituan vendin

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti anijet dhe tragetet kanë transportuar mbi 2.1 milion ton mallra të ndryshme, duke shënuar një

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në anijet e specializuara të Terminalit të kontejnerëve janë përpunuar 65.419 kontejnerë (njës